Politika 4 November 2025, 10:51 Nga VNA

Vëllai kërkon bashkinë, kompania e familjes përfiton tenderat njëri pas tjetrit

Ndaje në Whatsapp

Vëllai kërkon bashkinë, kompania e familjes përfiton

Ish-komandanti i Gardës, Gramoz Sako, ka nisur zyrtarisht fushatën për Bashkinë e Tepelenës. Ndërsa ai kërkon votën e qytetarëve për të “shërbyer” publikun, në anën tjetër, vëllai i tij Artani duket se po shërbehet vetë nga fondet publike.

Në vetëm një javë, kompania “2T”, e lidhur me familjen Sako, ka siguruar tre tendera të majmë në qytetet e jugut, duke konfirmuar se rrjetet e pushtetit dhe paratë publike vazhdojnë të ndjekin të njëjtën adresë.

Tenderi i parë është ai i stacionit të ri të pompave në Gajdë të Lushnjes, me fond limit 4.25 milionë euro, zhvilluar nga Shoqëria Ujësjellës Kanalizime e Lushnjes. Pavarësisht tre ofertave më të ulëta, fituese u shpall kompania “2T” me ofertë 3.8 milionë euro.

Vëllai kërkon bashkinë, kompania e familjes përfiton

Në të njëjtën ditë, “2T” mori edhe një tjetër tender prej 2 milionë eurosh për rikonstruksionin e rrugës së Athalit, të zhvilluar nga Bashkia Himarë, në ortakëri me Apis Construction, kompani e konsideruar si satelit i “2T”. Edhe këtu, diferencat minimale mes ofertave zbulojnë një konkurrencë fiktive dhe një erë koluzioni që nuk mund të fshihet me letër.

Vëllai kërkon bashkinë, kompania e familjes përfiton

Por lista nuk ndalet. Gjithashtu edhe Bashkia Vlorë i dha një tender bashkimit të operatorëve “Apis” dhe “2T”, këtë herë për rikonstruksionin e kanaleve të ujërave të larta, me vlerë 550 mijë euro.

Vëllai kërkon bashkinë, kompania e familjes përfiton

Në total, vetëm në pesë vitet e fundit, “2T” ka përfituar mbi 100 milionë euro nga buxheti i shtetit, duke u shndërruar në një nga kompanitë më të privilegjuara të tenderëve publikë.

Kjo situatë tregon se vijat mes politikës dhe biznesit mbeten ende të paqarta. Kur përfitues të tenderëve publikë kanë lidhje të drejtpërdrejta me kandidatë politikë, besimi i qytetarëve në përdorimin e drejtë të taksave të tyre vihet në pikëpyetje. Përzierja e interesit publik me atë privat mund të dëmtojë konkurrencën, transparencën dhe vetë idenë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme