Politika 24 Dhjetor 2025, 15:22 Nga VNA

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: metamorfoza e Ervin Salianjit sipas Sali Berishës

Ndaje në Whatsapp

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: metamorfoza e

Në politikën shqiptare, memoria shpesh është selektive dhe e shkurtër. Por rrallëherë kontradiktat kanë qenë kaq të dukshme, kaq të dokumentuara dhe kaq të papërgënjeshtrueshme sa në rastin e Ervin Salianjit dhe mënyrës se si Sali Berisha e ka ripërkufizuar figurën e tij brenda vetëm një viti.

Në shtator të vitit 2024, pak ditë pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin me një vit burg për ish-deputetin Ervin Salianji për veprën penale të kallëzimit të rremë, Berisha e shpalli atë publikisht simbol të represionit politik.

“Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, Ervin Salianjit. Që është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën. Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë”.

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: metamorfoza e

Në atë kohë, Salianji nuk ishte thjesht një ish-deputet i dënuar. Ai ishte, sipas Berishës, i burgosuri politik i vetëm në Europë, një dëshmi e gjallë e hakmarrjes së qeverisë ndaj opozitës dhe e vazhdimësisë së një regjimi që, sipas tij, trashëgonte dhunën e diktaturës.

Narrativa u thellua edhe më tej në një tjetër reagim publik të Berishës, ku dënimi i Salianjit u cilësua si sulm frontal ndaj gjithë opozitës.

“Goditja me proces politik e Ervin Salianjit është një akt i shëmtuar, një hakmarrje e verbër politike e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës. Është një kushtrim për çdo opozitar, që konsideron krimin, konsideron drogën si rrezik madhor për qenien e tij, ekzistencën e tij. Kjo goditje, në serinë e goditjeve të opozitës, të arrestimeve dhe burgosjeve politike, është një kushtrim, është një apel për të gjithë opozitën, të ngrihet në këmbë o sot o kurrë”.

Nga i burgosur politik në armik të demokratëve: metamorfoza e

Salianji ishte kthyer në kauzë. Në flamur. Në provë se opozita po persekutohej dhe se kushdo që guxonte të denonconte krimin, përfundonte pas hekurave.

Por mjaftoi vetëm një vit kalendarik që e njëjta figurë politike të përjetojë një transformim brutal në diskursin e të njëjtit lider.

Sot, Ervin Salianji shpallet nga Sali Berisha jo më si i burgosur politik, por si armik i demokratëve dhe bashkëpunëtor i krimit të organizuar.

“Që një anëtar i korruptuar i Kryesisë dhe anëtar i Këshillit Kombëtar, organizoi me Suel Çelën, kriminelin më të rrezikshëm të Elbasanit, kreun e njërit prej karteleve më të fuqishme në Europë, takim, kjo është absolitisht e papranueshme dhe kurrë nuk mund të kalojë. Në këtë kontekst, ai që ndërmerr një veprim të tillë, ai tejkalon vijën e kuqe dhe ai është përgjegjës për veten e tij. Për sa i përketë takimit që thoni ju, kemi pasur informacione jo një por disa të cilat pohojnë që Suel Çela ka qenë organizator në hijet kryesore të këtij takimi”. - thotë kryetari Sali Berisha për atë që një vit më parë ishte simboli i rezistencës opozitare.

Kështu nga simbol i rezistencës ndaj krimit, Salianji u shndërrua në bashkëpunëtor të tij. Nga viktimë e regjimit, në rrezik për Partinë Demokratike.

Ky ndryshim i kursit nuk është as i rastësishëm dhe as i pari në historinë e PD. Ai është pjesë e një modeli të njohur të sjelljes së Sali Berishës ndaj figurave brenda PD-së që guxojnë t’i dalin kundër. Mjaftuan vetëm disa takime të ish-deputetit me demokratët e bazës, ku u kërkua përgjegjësi për humbjen e 11 majit dhe ndryshime në lidershipin e partisë, që arsenali i plotë i akuzave të vihej në funksion.

Në këtë kontekst, përjashtimi politik shoqërohet gjithmonë me demonizim moral.

Megjithatë, ajo që bie realisht në sy nuk janë veprimet e zakonshme ndëshkuese ndaj “armiqve të brendshëm”, por paradoksi i hapur publik. I njëjti njeri, me të njëjtën histori dhe të njëjtën çështje penale, përshkruhet brenda një viti si hero dhe si tradhtar, si i burgosur politik dhe si ortak i karteleve.

Tashmë ka pak rëndësi ç’mendojnë demokratët për Ervin Salianjin. Ata që aderojnë zyrtarisht në PD vështirë se do kenë mundësi të votojnë më për ish simbolin e rezistencën ndaj regjimit. Së bashku me të tjerë, Sali Berisha e ka flakur Salianjin në koshin e armiqve të brendshëm të PD. Dhe kjo ndodh në kohën kur çdo element opozitar, parti apo lëvizje qoftë duhet të bashkohet në një front të vetëm për t’u përballur me nje qeveri të sakatuar nga skandalet dhe telendisur nga llumi që e ka pushtuar në 13 vite qeverisje.

Video

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar në një autostradë pranë qytetit Teano, në Itali, pasi një autocisternë me karburant u përfshi nga flakët. Pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin e shpërthimit, ku një sferë e madhe zjarri ngrihet në ajër. Sipas mediave italiane, ngjarja nuk ka shkaktuar viktima apo persona të lënduar.

Sali Berishës nuk i del e keqja me prokurorine e posaçme edhe kur kjo e fundit i jep kartën më të madhe për të ardhur në pushtet…

Pamjet video tregojnë momentin kur një avion tip Falcon 50, që ishte nisur drejt Libisë, rrëzohet në zonën e Haymanas pasi humbi kontaktin pak pas nisjes nga Aeroporti Esenboğa i Ankarasë. Avioni kishte dërguar një sinjal për ulje emergjente. Autoritetet libiane kanë konfirmuar se shefi i ushtrisë së vendit dhe katër ndihmës të tij humbën jetën pasi avioni humbi kontaktin gjatë fluturimit mbi zonën rurale pranë kryeqytetit turk./TRT Ballkan

VNA një ditë më parë raportoi gafën e ministres Elisa Spiropali gjatë vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku ajo i quajti shqiptarët në këtë shtet si pakicë. Deklarata shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik dhe qarqet akademike, duke hapur debat mbi përdorimin e terminologjisë dhe statusin real politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Debati i hapur pas deklaratës së Spiropalit ka rikthyer në vëmendje dallimin mes realitetit politik të shqiptarëve si faktor shtetformues dhe kornizave juridike ndërkombëtare që janë pranuar nga vetë institucionet e Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë, mungesa e një sqarimi zyrtar nga pala shqiptare ka lënë hapësirë për interpretime të ndryshme mbi linjën diplomatike të Tiranës ndaj shqiptarëve në rajon. https://www.vna.al/politika/shqiptaret-minoritet-ne-rmv-gafa-e-spiropalit-shkakton-reagime-ne-shkup-i18215

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme