Politika 23 December 2025, 17:55 Nga VNA

Berisha urdhër deputetëve të PD: Mos dilni në emisione televizive pa marrë leje nga partia

Ndaje në Whatsapp

Berisha urdhër deputetëve të PD: Mos dilni në emisione

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka dhënë urdhër deputetëve dhe strukturave drejtuese të PD, që mos të marrin pjesë në emisione apo debate televizive pa lejen e partisë.

Në mesazhin drejtuar anëtarëve të Kryesisë, Grupit Parlamentar, Këshillit Kombëtar, departamenteve qendrore dhe degëve të PD, Berisha thekson se përfaqësuesit e opozitës duhet të dalin në debate televizive vetëm përballë përfaqësuesve politikë të qeverisë, Partisë Socialiste dhe institucioneve të saj.

Sipas tij, deputetët dhe funksionarët e PD nuk duhet të përballen në studio me analistë që ai i cilëson si “të pavarur”, duke i akuzuar se veprojnë si zëvendësues të qeverisë në media dhe se shërbejnë për të zhvendosur debatin nga përgjegjësit politikë te opozita.

Berisha pretendon se një pjesë e këtyre analistëve mbajnë role këshilltarësh apo drejtuesish në institucione shtetërore dhe se, sipas tij, përdoren për të mbuluar aferat dhe skandalet e qeverisë. Në këtë kuadër, ai thekson se opozita nuk duhet të lejojë, sipas tij, përdorimin e saj “si maskë mediatike” për të fshehur korrupsionin dhe abuzimet e mazhorancës.

Ndërkohë, në mesazh nënvizohet se intervistat dhe prononcimet që lidhen me aferat qeveritare, korrupsionin dhe skandalet duhet të shfrytëzohen maksimalisht nga përfaqësuesit e PD.

Gjithashtu, Berisha udhëzon që për çdo ftesë nga studiot televizive, deputetët dhe drejtuesit e PD të njoftojnë më parë Drejtorinë e Shtypit, me qëllim marrjen e mesazhit zyrtar të ditës dhe shmangien, sipas tij, të mediave të kontrolluara nga qeveria.

Në përfundim, Berisha bën me dije se ky vendim do t’u përcillet edhe partive aleate, me synimin që qëndrimi i opozitës të jetë i unifikuar.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme