Politika 23 December 2025, 22:22 Nga VNA

Pasi e përjashtoi nga Kryesia, Noka shton akuzat ndaj Salianjit: Bashkëpunoi me Ergys Agasin dhe Ben Qimen

Ndaje në Whatsapp

Pasi e përjashtoi nga Kryesia, Noka shton akuzat ndaj Salianjit:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka shtuar akuzat ndaj ish-deputetit, Ervin Salianji, duke thënë se për takimin në Elbasan ka bashkëpunuar jo vetëm me Suel Çelën, por edhe me Ergys Agasin dhe Ben Qimen.

Në një intervistë për News24, Noka tha se me këtë veprim Salianji ka kaluar çdo vij të kuqe dhe për këtë arsye është vetëpërjashtuar nga partia.

“Zotëria nuk është  anëtar i Kryesisë dhe strukturave të Partisë Demokratike. I keni informacionet gabim. Që kur u vetëpërjashtua. Që kur u ul me Gys Agasin, Ben Qimen për të organizuar aktivitetin në Elbasan. Është vetëpërjashtuar se PD ka një vijë të kuqe. Marrëveshja me krimin mafian, e kemi vijë të kuqe e kemi me statut. Kjo është histori e mbyllur”, tha Noka.

Mbrëmjen e djeshme, pas përfundimit të protestës së PD para kryeministrisë, Noka ka larguar Salianjin nga grupi i Kryesisë së partisë në WhatsAp, ç’ka u pa si hapi i radhës për përjashtimin e ish-deputetit të PD.

Përplasja mes drejtuesve të PD dhe Salianjit ka filluar që kur ky i fundit nisi takimet me demokratët e bazës për të kërkuar ndryshime në lidershipin e partisë, por duket se po bëhet kurbani i radhës i Sali Berishës.

Video

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme