Politika 23 December 2025, 20:44 Nga VNA

Aleancës politike i mungon zyrtarizimi/ Lapaj tjetër thirrje Berishës: Ka kohë për t’u zënë, tani të bashkohemi kundër Ramës

Ndaje në Whatsapp

Aleancës politike i mungon zyrtarizimi/ Lapaj tjetër thirrje

Adriatik Lapaj ka vijuar edhe ditën e sotme me thirrjet ndaj partive opozitare për t’u bashkuar në një front kundër qeverisë. Në një prononcim për A2 CNN nga kryeministria ku po vijon protestën e tij, kreu i “Shqipëria Bëhet” deklaroi se ka një kohë për t’u zënë me njëri-tjetrin por ka dhe një kohë që duhet bashkuar kundër një të keqe më të madhe, që sipas tij është Edi Rama.

Lapaj pati dhe një mesazh të veçantë për Berishën i cili ka aleancën me shumicën e partive opozitare, për të cilin tha se Rama nuk rrëzohet me molotov por me qëndresë.

 “Ne mund të mos e duam njëri-tjetrin, por e vërteta e madhe është që ka një kohë për t'u zënë, ka dhe një kohë për t'u bashkuar kundër një të keqe më të madhe. Koha kur mund të më sulmojnë mua si Adriatik, edhe ata që janë në opozitë, nuk është tani, është më vonë. Sot është koha që secili të shtrijë dorën dhe të bashkohet në një front të madh qytetar kundër hajdutërisë së madhe që ka kapur vendin. Qeveritë ikin me qëndresë, nuk ikin me kapsolla apo me Molotov 2-orarësh. Duhet qëndresë dhe duhet të bindet popullsia që e kanë seriozisht”, tha kreu i Shqipëria Bëhet.

Duket se palëve u ka ngelur që ta zbatojnë në terren aleancën politike, duke qenë se me deklarata publike Berisha dhe Lapaj janë në një mendje. Është e disata herë që shprehin nevojën që opozita të unifikohet përballë qeverisë së Ramës, dhe dita kur ta realizojnë përballë kryeministrisë, nuk duket shumë larg.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme