Politika 23 December 2025, 14:11 Nga VNA

Berisha mbyll dyert e partisë për Salianjin: Ka kaluar vijat e kuqe, është vetëpërjashtuar

Ndaje në Whatsapp
Berisha mbyll dyert e partisë për Salianjin: Ka kaluar vijat e kuqe,

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se Ervin Salianji e ka përjashtuar vetë veten nga Partia Demokratike, duke shmangur çdo koment të mëtejshëm mbi pozicionin e ish-deputetit brenda strukturave të partisë.

I bezdisur nga pyetja e gazetarëve se cili është aktualisht statusi i Ervin Salianjit në PD, Berisha u përgjigj shkurt se “Salianji ka shkelur vijat e kuqe” dhe se bëhet fjalë për një vetëpërjashtim. Kreu demokrat nuk pranoi të zgjatej më tej mbi zhvillimet e fundit, në një kohë kur Salianji ka nisur një lëvizje brenda partisë dhe takime të drejtpërdrejta me elektoratin.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, Berisha falënderoi pjesëmarrësit në mitingun e mbrëmshëm të opozitës dhe i bëri thirrje Policisë së Shtetit që të lirojë protestuesit e ndaluar gjatë tubimit.

Po sot, Berisha, së bashku me deputeten Albana Vokshi, prezantuan një libër voluminoz prej rreth 1500 faqesh, ku janë përmbledhur artikuj gazetarie dhe denoncime që lidhen me problematikat elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

Brenda radhëve të Partisë Demokratike ka diskutime nëse ky material do t’i dorëzohet SPAK-ut si provë për parregullsitë zgjedhore, megjithëse vetë Berisha shfaqi skepticizëm për një hap të tillë.

Kreu i opozitës përsëriti edhe një herë kërkesën për ngritjen e një qeverie teknike, duke e cilësuar atë si një nga kushtet kryesore të opozitës për zgjidhjen e krizës politike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme