Politika 4 December 2025, 19:50 Nga VNA

Mirditorët leksione demokracie Sali Berishës: Kritika për deputetët dhe strukturat lokale

Ndaje në Whatsapp
Mirditorët leksione demokracie Sali Berishës:  Kritika për

Ndërsa nisi me entuziazëm turin e foltoreve të pagëzuara me numrin 2, Sali Berisha nuk e kishte menduar se në Rrëshen dy burra nuk do ja përtonin t’i numëronin zhgënjimin nga premtimet e foltores numër 1 dhe asaj që ndodhi deri në ardhjen e tij sërish në Mirditë për numrin 2.

“Duhet të prekim gjendjen atje ku dhemb”, e nisi fjalën e tij Zefi, një demokrat i vjetër i Mirditës – “PD duhet të reformohet qysh në thelb. Nuk është PD ajo që populli të jetë në Mirditë, dhe sekretari në Tiranë. Nuk është PD ajo kur populli voton në Mirditë, deputeti ka 5, 10, 15 vjet nuk njihet në Mirditë. Dikush t’i thotë asaj deputetes Elda Hotit që unë se kam parë kurrë me sytë e mi, sepse unë kam 3 vjet që jam verbue, por kur dhe kur kisha sy nuk e kam pa. Si mund t’i them deputete atij që përfaqëson Mirditën dhe se thotë asnjë fjalë për Mirditën” – i tha demokrati Sali Berishës.

Por nuk ishte i vetmi. Gjon Garaçi, një tjetër demokrat, ngriti një problem të mprehtë: servilizmin. “Jam demokrat i lindur,” tha ai, “ke 30 deputetë që ke pru në listë ti. 20 kanë fitu vetë, me mundësitë veta por me votat tona. Ata duhet të sjellin secili 1000 veta dhe ta rrëzojmë Edi Ramën për 10 ditë, jo për 10 muaj. Ja ku ke Agronin, Gjinin, 200 vetë ua sjell unë. Dhe mos me u largu nga Tirana pa e rrëzu, jo me ndejt 1 orë, 2 orë dhe me ik; duhet me ndejt aty derisa ta rrëzojmë, se nuk është trim ai. Dhe në Lezhë kemi një problem: kemi një kryetar partie të komanduar që as nuk di ku është për vete dhe jo më me na drejtue ne. Gjini e ul kokën. Të mos e ulë kokën se i kam dhënë gjithë ato vota dhe kam punue natë ditë për të,” vijoi më tej ai.

Vetë Sali Berisha foli për demokracinë e brendshme të partisë dhe analizën e shumëpritur pas më shumë se 6 muajsh nga zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Ai tha se Partia Demokratike është e hapur për të gjitha mendimet, por brenda rregullave.

Gjatë takimit u hodhën parulla kundër Salianjit dhe Alimehmetit, të cilat Sali Berisha i kaloi me buzëqeshje.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme