Politika 4 December 2025, 14:49 Nga VNA

Rama vijon presionin ndaj Kushtetueses: Pezullimi i Ballukut absurd, nuk ka kush firmos marrëveshjen e fluturimeve me Kanadanë

Ndaje në Whatsapp

Rama vijon presionin ndaj Kushtetueses: Pezullimi i Ballukut absurd, nuk ka kush

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO-së të zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, vendim të cilin ai e ka ankimuar në Gjykatë Kushtetuese.

Përmes videos së radhës në facebook, Rama deklaroi se vendimi krijon bllokime serioze në funksionimin e qeverisë dhe në proceset e nënshkrimit të akteve zyrtare. Kryeministri theksoi se situata ka ndikuar në çështje të rëndësishme, mes tyre edhe marrëveshjen me Kanadanë për fluturimet ajrore.

“Shembujt që unë sjell , i sjell për të thënë sa i tepërt është pezullimi i një ministri. Ministri i pezulluar jo vetëm që nuk firmos dot vetë asgjë. Por bën që askush tjetër të mos marrë dot vendim dhe të firmosë. Ndaj edhe është absurd si koncept sepse është bllokim i krejt zinxhirit vendimmarrës për sektorët që ministri mbulon, dhe ndër gjërat që janë bllokuar është edhe marrëveshja me Kanadanë për fluturimet ajrore. Por më 35 vendimet e tjera të qeverisë si do ja bëjmë”, tha ai

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme