Politika 4 December 2025, 18:37 Nga VNA

Pas lëvizjes së Salianjit, PD harton udhëzim urgjent për analizën e brendshme

Ndaje në Whatsapp
Pas lëvizjes së Salianjit, PD harton udhëzim urgjent për

Pas takimeve të Ervin Salianjit me demokratë, selia blu është vënë menjëherë në lëvizje.

Partia Demokratike ka nxjerrë një udhëzim të posaçëm për nisjen e analizës së brendshme pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, duke e bërë procesin emergjent dhe të detyrueshëm në të gjitha degët e vendit.

Dokumenti, i firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, mban numrin e protokollit 650 dhe datën 2 dhjetor 2025. Ai vjen në një kohë kur Salianji ka njoftuar dhe ka realizuar takime në degët lokale të PD, ku e nisi një ditë më parë nga Durrësi.

Udhëzimi detyron të gjitha degët e PD-së të nisin një proces të gjerë analize.

Publikimi i këtij udhëzimi vjen në një kohë kur paralelisht kanë nisur takimet e Salianjit. Aktivizimi i tij në bazë është lexuar si sinjal për rritje të ndikimit dhe tentativë për të pozicionuar veten në proceset që PD pritet të hapë së shpejti.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme