Politika 4 December 2025, 11:08 Nga VNA

"Laj gojën para se të më përmendësh" Shehaj përplaset me Ballën në Kuvend

Ndaje në Whatsapp
"Laj gojën para se të më përmendësh" Shehaj

Gjatë seancës plenare të kësaj të enjteje është zhvilluar një debat mes deputetit të PD-së, Agron Shehaj, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Shehaj, teksa kërkoi interpelancë me kryeministrin Edi Rama, u ndal edhe te deklaratat e Ballës. “Del Taulant Balla dhe thotë: ‘Pyesni ChatGPT’. Taulant Balla thotë që s’flet keq për gjykatësit dhe prokurorët. S’ia mban Taulantit. Ky është një ndryshim historik”, tha ai.

Balla iu përgjigj duke e kritikuar mënyrën e komunikimit të Shehajt. “E dëgjoj shpesh këtë deputetin që për t’u bërë interesant në rrjetin e tij social bërtet. Ti, kur të përmendësh emrin tim, laje gojën dhe bëje gargarën me ujë të kripur të Vlorës”, u shpreh ai.

Ai shtoi gjithashtu se “po u pendua Lul Basha, do tregojë sa para i ke dhënë për të marrë mandatin në 2017”.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme