Politika 4 December 2025, 14:23 Nga VNA

Topalli shmang pyetjet për lëvizjet në PD, ndërkohë firmos e para kërkesën për t'i gjet punë Lefterije Luzit si Komisionere e Shërbimit Civil

Ndaje në Whatsapp

Topalli shmang pyetjet për lëvizjet në PD, ndërkohë

Para nisjes së seancës plenare sot në Kuvend, Jozefina Topalli u pyet nga gazetarët lidhur me zhvillimet e fundit brenda Partisë Demokratike dhe lëvizjen e re që po diskutohet në radhët e saj. Topalli refuzoi të komentonte, duke deklaruar se “opozita ka betejën me qeverinë dhe nuk merret me këto gjëra”.

Megjithatë, deklarata e saj bie ndesh me veprimet e vetëm pak ditëve më parë, kur ajo rezulton të jetë firmëtarja e parë e kërkesës së depozituar nga 28 deputetë të PD-së, me të cilën i propozohet Kuvendit zëvendësimi i Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Topalli shmang pyetjet për lëvizjet në PD, ndërkohë

Më 11 nëntor 2024 përfundoi mandati 5-vjeçar i znj. Pranvera Strakosha, zgjedhur në vitin 2019 si Komisionere për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil.

Në vijim të kësaj vakance, Kuvendi zhvilloi një proces të hapur aplikimi dhe një seancë dëgjimore nga kandidatët më 11 nëntor 2025. Pas vlerësimit të kandidaturave, 28 deputetë të opozitës, në zbatim të nenit 111 të Rregullores së Kuvendit dhe shkresës së Komisionit të Ligjeve, propozuan për votim kandidaturën e znj. Lefterije Lleshi (Luzi).

Në relacionin e tyre, deputetët theksojnë se znj. Lleshi “plotëson kriteret ligjore dhe profesionale” dhe se “gëzon integritet të lartë moral”.

Në këtë grup firmëtarësh, e para që figuron në listë është pikërisht Jozefina Topalli.

Kontrasti mes deklaratës së sotme dhe angazhimit të saj të ditëve të fundit ngre pikëpyetje mbi koherencën e qëndrimeve brenda PD-së.Ndërsa publikisht pretendohet se opozita është e fokusuar vetëm tek përballja me qeverinë, dokumentet zyrtare tregojnë për një rol aktiv në proceset e brendshme dhe në vendimmarrjen institucionale të partisë.

Propozimi për Komisionerin e Shërbimit Civil është një procedurë e rëndësishme institucionale, por fakti që përplaset me deklaratat publike të vetë aktorëve e vë sërish në qendër të vëmendjes problemin e mungesës së koherencës brenda opozitës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme