Politika 4 December 2025, 16:00 Nga VNA

Zbardhen 10 emrat që pritet të zëvendësojnë Sonila Bejtjan në Gjykatën Kushtetuese

Ndaje në Whatsapp

Zbardhen 10 emrat që pritet të zëvendësojnë Sonila

Janë bërë publikë dhjetë emrat e juristëve që kanë paraqitur kandidaturën në Presidencë për të zëvendësuar anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, e cila ka përfunduar mandatin.

Pas mbylljes së afatit zyrtar për dorëzimin e aplikimeve, është konfirmuar se dhjetë kandidatë kanë shprehur interes për plotësimin e kësaj vakance.

Lista e kandidatëve pritet t’i kalojë tanimë procesit të verifikimit dhe vlerësimit nga organet përgjegjëse, përpara se të dërgohet për shqyrtim dhe vendimmarrje sipas procedurave ligjore.

Njoftimi i plotë:

Në mbështetje të neneve 93, 125, 127, pika 1, shkronja “b” e Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 25.4.2025, me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025, ka miratuar:

Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në datën 25.4.2025.

Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë si më poshtë:

Alaudin Malaj

Alban Toro

Alma Faskaj Vokopola

Arta Vorpsi

Brunilda Bara

Genci Gjonçaj

Jordan Daci

Lulzim Hamitaj

Naureda Llagami

Roland Ilia

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme