Politika 4 December 2025, 11:22 Nga VNA

Berisha sulmon foltoren e Salianjit në Durrës: “Axhendë personale”

Ndaje në Whatsapp
Berisha sulmon foltoren e Salianjit në Durrës: “Axhendë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar ashpër foltoren e zhvilluar nga Ervin Salianji në Durrës, duke e cilësuar atë si një takim për axhendë personale.

Sipas Berishës, pjesëmarrësit në këtë takim ishin një grup i pakënaqurish që nuk u futën në listat për deputetë, ndërsa disa të tjerë, që sipas tij kanë punuar për Partinë Socialiste, kanë frikë nga analiza që do të bëhet në strukturat e PD-së.

Ata ishin një grup të pakënaqurish sepse nuk u futën në listat për deputetë. Kishte të tjerë që punuan për PS-në dhe kanë frikë për analizën që u bë.

Prandaj duhet analiza në parti, sepse ata që i kanë tradhtuar militantët, sigurisht që do japin hesapin para strukturave. Ata që morën pushimet turistike në fushatë.

Do ketë një llogaridhënie të plotë nga të gjithë strukturat”, tha ndër të tjera Berisha.

Berisha gjithashtu përgëzoi demokratët e Durrësit që sipas tij braktisën këtë takim, duke theksuar se veprimet e pjesëmarrësve reflektojnë qëllimet e tyre personale dhe jo interesin e partisë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme