Kronika 6 June 2025, 13:01 Nga VNA

Plagosi fqinjët, vetëdorëzohet autori

Ndaje në Whatsapp
Plagosi fqinjët, vetëdorëzohet autori

Autori i plagosjes së çiftit të bashkëshortëve në fshatin Gosë të Rrogozhinës është vetëdorëzuar në polici. Ngjarja ndodhi në fshatin Gosë të Rrogozhinës, një konflikt mes fqinjëve degjeneroi në përdorim armësh.

Shpëtim Osmani, rreth 56 vjeç, dyshohet se plagosi me armë zjarri fqinjët e tij, Sami Disha dhe bashkëshorten e këtij të fundit. Pas ngjarjes, autori u vetëdorëzua në polici.

Sipas të dhënave paraprake, shkaku i konfliktit ishin motive të dobëta, konkretisht një mosmarrëveshje për një qen. Të plagosurit po marrin trajtim mjekësor në spital.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme