Kronika 5 Qershor 2025, 13:54 Nga VNA

SPAK çon për gjykim 37 të pandehur: Dy grupe kriminale ndihmonin shqiptarët të kalonin ilegalisht në Britani, SHBA dhe Kanada

Ndaje në Whatsapp
SPAK çon për gjykim 37 të pandehur: Dy grupe kriminale

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një dosje të rëndë penale që përfshin dy grupe të strukturuara kriminale dhe ka dërguar për gjykim 37 persona të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale.

Të pandehurit akuzohen për:

  • Kalim të paligjshëm të kufijve në bashkëpunim;
  • Falsifikim dokumentesh identifikimi, pasaportash, leje drejtimi;
  • Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kryerje veprash penale në kuadër të tij;
  • Falsifikim vulash e formularësh;
  • Prodhim dhe shpërndarje narkotikësh;
  • Shpërdorim detyre.

Sipas hetimeve, aktiviteti i paligjshëm është zhvilluar gjatë viteve 2022–2024 dhe kishte si qëllim dërgimin e shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë, përmes dokumenteve të falsifikuara të vendeve të BE-së.

Skema kriminale dhe roli i agjencive të udhëtimit

Të dy grupet kriminale vepronin në koordinim të plotë me njëri-tjetrin. Hetimet zbuluan se ata kishin ngritur një rrjet të mirëorganizuar që përfshinte:

  • Prodhimin e dokumenteve të falsifikuara;
  • Ndërmjetësimin për pagesat dhe organizimin e udhëtimit të paligjshëm;
  • Udhëzimin e shtetasve për sjelljen në intervistat për viza në SHBA e Kanada;
  • Akomodimin dhe orientimin e udhëtarëve gjatë rrugëtimit të tyre.

Në këtë skemë përfshiheshin edhe dy agjenci udhëtimi shqiptare, “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilat luanin rol kyç në transportimin dhe logjistikën e aktivitetit të paligjshëm.

Zbulimet gjatë hetimit

Gjatë kontrollit në një ambient në Tiranë, u gjetën dhe u sekuestruan:

  • Dokumente të ndryshme të falsifikuara;
  • 37 vula të institucioneve shtetërore dhe private;
  • Pajisje teknologjike për falsifikim dokumentesh;
  • Kompjutera, printera, sende me vlerë, monedha virtuale;
  • Shuma të konsiderueshme parash: 25 mijë euro dhe 20 mijë paund.

Hetimi ndërkombëtar dhe ndihma e partnerëve

Hetimi ka përfshirë bashkëpunim të ngushtë ndërkombëtar, përfshirë krijimin e një skuadre të përbashkët hetimore me autoritetet gjyqësore të Tarragonës, Spanjë. Është bashkëpunuar gjithashtu me Agjencinë Federale Amerikane DSS/OCIU, me Njësinë e Hetimeve Penale të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, si dhe agjenci të tjera ndërkombëtare ligjzbatuese.

Bashkëpunimi ka mundësuar identifikimin, ndalimin dhe sekuestrimin e dokumenteve të falsifikuara në vende të ndryshme, si dhe ndjekjen e personave të përfshirë në territorin shqiptar dhe atë spanjoll.

SPAK falënderon Eurojust dhe projektin EU4FAST për mbështetjen gjatë gjithë këtij hetimi të ndërlikuar.

Të pandehurit e çuar për gjykim:

  1. Bashkim Sulaj
  2. Njazi Ademaj
  3. Fitim Rama
  4. Xhelal Krasniqi
  5. Rrezart Domi
  6. Ylli Brahimaj
  7. Osman Luca
  8. Artur Mici
  9. Emiljan Marashi
  10. Adrian Mema
  11. Jugert Gashi
  12. Maksim Domi
  13. Arsen Caka
  14. Gridi Elezi
  15. Behar Rexha
  16. Deila Qama
  17. Arnold Shahu
  18. Fatmir Stankova
  19. Arben Rushiti
  20. Ylli Çaushaj
  21. Eriola Spaho
  22. Murat Gjuniku
  23. Bajram Xhaja
  24. Bardhyl Imeri
  25. Roland Islamaj
  26. Amarildo Luca
  27. Robert Gjika
  28. Artid Shtylla
  29. Leonard Lama
  30. Xhelil Alla
  31. Besnik Lumaj
  32. Dritan Cena
  33. Altin Neli
  34. Redi Salaj
  35. Behar Nuhiallari
  36. Azem Canaj
  37. Perlat Canaj

Video

Pak para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, policia e Shtetit është mobilizuar me forca të shumta efektivësh, rreth 1350 policë, në sheshin para godinës së qeverisë.

Një format i ri propagande nga Ministrja e Shëndetësisë: shpërnda video me këngë se vallen e heqin shqiptarët që paguajnë që Evis Sala me shokë e shoqe të vjedhin pa i hyrë gjemb ne këmbë. Live nga Spitali i Elbasanit

Mijëra mbështetës të presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro, shkelën rrugët e Karakasit të premten në një protestë masive, duke kërkuar lirimin e tij, pas arrestimit nga forcat amerikane më 3 janar në një operacion ushtarak, sipas zyrtarëve lokalë dhe raporteve ndërkombëtare. Demonstrata u zhvillua në 68-vjetorin e rënies së diktaturës së Marcos Pérez Jiménez (1948–1958) dhe shënoi një nga tubimet më të mëdha pro-Maduro që nga operacioni ushtarak amerikan. Në sheshin kryesor pranë O’Leary në qendër të Karakasit, protestuesit valëviten flamuj dhe mbajnë pankarta duke kërkuar kthimin e Maduros dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores, që aktualisht janë në Shtetet e Bashkuara, ku pritet të përballen me akuza federale, përfshirë konspiracion për narco-terrorizëm. Një banderolë e madhe lexonte: “Ne i duam ata përsëri”, ndërsa qytetarë të shumtë shprehën zemërim ndaj asaj që e quajtën një “kapje të paligjshme” nga autoritetet amerikane. “Arrestimi i Maduros ishte i padrejtë,”

Cikloni “Harry” ka goditur ishullin e Siçilisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, të cilat sipas guvernatorit Renato Schifani arrijnë 720 milionë euro. Qeveria rajonale ka shpërndarë menjëherë 70 milionë euro për të përballuar emergjencat më urgjente. Situata e rëndë ndikohet nga reshje të vazhdueshme dhe dallgë deri në 9 metra, duke dëmtuar infrastrukturën, pasuritë arkeologjike dhe zonat bregdetare. Në Sardenjë, dëmet e shkaktuara nga moti i keq vlerësohen gjithashtu në qindra milionë euro, ndërsa autoritetet kërkojnë mbështetje shtesë financiare nga qeveria në Romë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme