Kronika 5 June 2025, 12:16 Nga VNA

Shpallet vendimi i parë i KAS/ PD nuk paraqiti prova për të provuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Shpallet vendimi i parë i KAS/ PD nuk paraqiti prova për të

Është shpallur vendimi i KAS lidhur me kërkesën e Marash Logut për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në qarkun Kukës.

Si prova të vetme për qarkun Kukës, Marash Logu prezantoi:

• raportin e OSBE-ODIHR dhe

• një lajm të portalit Syri.net, ku akuzohej Eduard Shalsi që u kish ushtruar presion policëve.

Nga shqyrtimi i provës rezultoi se fotoja e zbuluar nga portali i pranë PD, në fakt, ishte publikuar nga vetë Eduard Shalsi ditën e dëshmorëve, në nderim të një polici të rënë në krye të detyrës.

Në shpalljen e vendimit të KAS, relatori Ilir Rusmali sqaroi edhe vendimmarrjen e KAS:

“Detyra jonë si trupë nuk ka qenë të përcaktojmë nëse janë të vërteta të gjitha faktet apo jo në seancat e parashtruara. Detyra jonë ka qenë që, midis morisë së fakteve, të identifikonim ato fakte që kanë lidhje me kërkesën për pavlefshmëri zgjedhjesh.

Për këtë të fundit, ne duhej të verifikonim nëse provohej vërtetësia e tyre. Pas kësaj, do të verifikonim se sa kanë ndikuar ato në rezultatin e zgjedhjeve.

Vendimi ynë nuk duhet të bazohet mbi hipoteza, por mbi prova.

Kemi vendosur rrëzimin e kërkesës ankimore numër 37, për subjektin zgjedhor PD-ASHM, për shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të datës 11.05.2025 në zonën e Kukësit, si të pambështetur në ligj dhe në prova.”

Ilir Rusmali ka qenë për një kohë të gjatë përfaqësues i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe lider i grupit të juristëve të PD që mbronin kauzat zgjedhore dhe juridike të PD.

Ishte koha kur PD fliste me prova dhe fakte të pakundërshtueshme. Koha kur PD fitonte zgjedhjet. Ndërsa së fundmi ai ka qenë në qendër të akuzave të PD për njëanshmëri në vendime duke u bërë pjesë e grupit të “armiqve të brendshme” brenda partisë së drejtuar nga Sali Berisha

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme