Kronika 6 June 2025, 11:20 Nga VNA

Kontrabandë ilaçesh nga Stambolli në Shqipëri dhe 300 mijë euro cash, Prokuroria çon në gjyq 5 kosovarë. Emrat

Ndaje në Whatsapp
Kontrabandë ilaçesh nga Stambolli në Shqipëri dhe 300

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale ndaj pesë shtetasve nga Kosova, të akuzuar për futjen në mënyrë të paligjshme të medikamenteve në Shqipëri. Të pandehurit Altin Maqastena, Bekim Zenuni, Andi Grabanica, Ardian Ismajli dhe Ferat Zenuni akuzohen për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” kryer në bashkëpunim. Hetimi Sipas hetimeve, në dhjetor të vitit 2024, të pesë shtetasit mbërritën në Aeroportin e Rinasit nga Stambolli, duke transportuar 300 mijë euro cash dhe 14 valixhe me medikamente të paautorizuara. Kontrolli Pas një kontrolli nga strukturat doganore dhe Policia e Rinasit, u sekuestruan 1,057,840 njësi medikamentesh me mbishkrimin “Unified”, me një peshë totale prej 417.1 kg, së bashku me shumën monetare të padeklaruar. Ilaçet Prokuroria thekson se barnat e sekuestruara përbëjnë produkte të licencuara, të cilat sipas Ligjit nr. 105/2014 “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik” kërkojnë: autorizim për tregtim, autorizim për përdorim dhe pullë kontrolli të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar i Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore (AKBPM). Akuza Hetimet provuan se veprimtaria ishte e organizuar dhe e kryer në bashkëpunim nga të gjithë personat e përfshirë.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme