Kronika 5 June 2025, 22:41 Nga VNA

Lala: Urdhri i Psikologut është një institucion abuzues, presidentja do të mbajë karriken edhe pse është kallëzuar në prokurori

Ndaje në Whatsapp
Lala: Urdhri i Psikologut është një institucion abuzues,

Duke komentuar zgjedhjet e sotme në Urdhrin e Psikologut, të cilat dështuan për mungesë kuorumi, gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se problemet e psikologëve mund të vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe presidentja do të të mbajë karriken, edhe pse ndaj saj është një dosje e kopsitur në prokurori dhe se Urdhri i Psikologut është kthyer në një instucion abuzues.

“Drejtuesit e Urdhrit të Psikologut kanë dhënë 30 milionë lekë shpërblime, pra që unë të punoj si psikologe në gjykatë më duhet të paguaj ca miliona lekë, të bëj trajtimin vazhdues, të marrë atë pikëzimin. Një trajnim bën 1400 euro, një tjetër bën 1000.

Urdhri i Psikologut ishte kthyer në një instucion abuzues dhe këto para i merr presidentja me strukturat, e cila është e kallëzuar penalisht në prokurori.

Është një histori e gjatë që vazhdon prej vitesh dhe prokuroria e Tiranës ka një dosje të kopsitur me shumë abuzime, që kërkon pezullimin e presidentes nga detyra që ka që në vitin 2018.

Kam parë një sjellje të tmerrshme të mediave që ose kanë qenë të painformuara ose të ndikuara në rastin konkret dhe këtij problemi nuk i është shkuar ne thellësi.

Po të vijmë të zgjedhjet. Njëra kandidate ka qenë sekretare, njeriu në hije i Valbona Treskës, në konflikt të hapur interesi dhe nuk mund të kandidonte ose duhej të jepte dorëheqjen dhe të vazhdonte. Zonja në fjalë ka votuar për përjashtimin e kandidatit të tretë që është Altin Nika. Ai ndoshta nuk do të merrte asnjë votë, por nuk mund t’i mohohet kandidimi.

Zonja Toçe thotë se zgjedhja e zonjës Laboviti është e paligjshme, dhe problemet e psikologëve mund të vazhdojnë për një kohë të gjatë dhe presidentja do të mbajë karriken”- tha Lala.

 

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme