Kronika 5 Qershor 2025, 22:21 Nga VNA

"Vrasje në seri për hakmarrje, 13 ekzekutime mes rivalëve!"/ Lala zbulon detaje nga rrëfimet e Erion Alibejt

Ndaje në Whatsapp
"Vrasje në seri për hakmarrje, 13 ekzekutime mes

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka dhënë detaje nga rrëfimet e të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej, që po ekspozon një përplasje të përgjakshme mes grupeve kriminale dhe lidhjet e policisë me krimin.

Lala shpjegoi sagën e vrasjeve në seri, që në momentin kur ekzekutohet vëllai dhe xhaxhai i Erion Alibejt.

"Erion Alibej, njihet me nofkëtn “krymi”, është vëllai i Endrit Alibej i njohur në botën e krimit si “tarzani”. U bë i njohur pas Masakrës së Bradasheshit. U ekzekutua vëllai i tij Endrit Alibej, xhaxhai i tij dhe një shtetas turk. Ngjarja ndodhi pasi kishin qenë në një darkë, makina e tyre u godit me kallashnikov dhe mbetën të vrarë. Endrit Alibej konsiderohej si një nga njerëzit më të rëndësishëm të narkotrafikut.  Erion Alibej, sikurse pretendon në dëshmi, duke mos patur besim të autoritetet dhe policia, nisi hetim privat për të identifikuar autorët e dyshuar për vrasjen e familjarëve.

Ai ka kuptuar që përplasja e të vëllait kishte nisur me organizatën e Franc dhe Hajdar Çopja dhe zanafilla ishte humbja e 50kg drogë në Britani.

Erion Alibej, kur kemi ekspozuar disa detaje, pati revansh ndaj mediave dhe pretendonte se nuk i kishte kryer këto krime, por më pas i rrëfeu kur mori statusin e të penduarit.  Janë të paktën 13 të vrarë nga të dyja palët mes këtyre grupeve në harkun kohor 3-4 vite. Vrasjet janë kryer në seri.

Erion Alibej ka rrëfyer njohjen me Nuredin Dumanin, faktin që ai ishte njeriu më i afërt i Talo Çelës dhe ai thotë Nuredin Dumanin e kam pritur në shtepi, më ka treguar emrat e autorëve të vrasjes së familajarëve. Sot tha, dilja si picier i maskuar, kam bërë vetë avokatin, prokurorin dhe të dhënat ua kam dhënë institucioneve. Ai ka treguar informatorët në rradhët e policisë.

Dyshimet që kishte në drejtim të Suel Celës dhe se si zbuloi konfliktin që kishte familja e tij. Ditën e sotme, ka rrëfyer takimin me dy Shkodranët Genc Tafili dhe Dorian Duli.

Njëri nga zyrtarët e policisë e ka kryer dënimin për lidhje me Erion Alibej. Sot nxorri lidhje me një ish zyrtar tjetër, që është nën hetim. Alibej pretendonte se kishte akses në sistemin TIMS, pretendon se i merrte nga ish shefi i krimeve në Elbasan. Rrëfeu edhe një ngjarje në Durrës që një nga viktimat duket si rastësore, sepse Alibej ka dhënë urdhër për vrajsn e Dorian Shkozës, por vranë edhe shokun e tij. Alibej tha se nuk kishte dhënë urdhër për këtë të fundit, por Nuredin Dumani i ka thënë “e vrava se ishte i atyre”.

Tre shtyllat kryesore, konflikti për drogën në Britani, e dyta kontraktimi i Nuredin Dumanit për të spastruar njerëzit që i vranë vëllain. Pastaj si Talo Çela punonte për Çopjat. Dhe e katërta, lidhjet me strukturat e Policisë së Shtetit", tha ndër të tjera Lala.

 

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme