Bota 10 January 2025, 18:34 Nga VNA

Pesë persona shpallen në kërkim për ngjarjen në Astir, detaje të reja dalin në dritë

Ndaje në Whatsapp
Pesë persona shpallen në kërkim për ngjarjen në Astir,

Janë bërë publike emrat e pesë personave të shpallur në kërkim për ngjarjen që ndodhi në Astir, Tiranë. Burime të besueshme konfirmojnë se ata janë: Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.

Po ashtu, tre vajza janë pyetur lidhur me ngjarjen, përfshirë një 21-vjeçare që ka pohuar se është mbyllur me forcë në banesë. Në mesin e personave që morën pjesë në festën e organizuar para ngjarjes, ka qenë edhe një avokate, e cila ka treguar se festa kishte përfshirë përdorimin e alkoolit dhe dyshohet se ishte konsumuar edhe kokainë. "Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli", ka pohuar avokatja.

Policia e Tiranës, me urdhër të Prokurorisë, ka shpallur në kërkim pesë të rinjtë e dyshuar lidhur me ngjarjen e Astirit, ku një 20-vjeçare, e cila ishte mbyllur në një banesë, ka alarmuar forcën speciale të policisë. Personat e shpallur në kërkim janë identifikuar nga kamerat e sigurisë të pallatit.

Sipas burimeve, të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe kanë precedentë penalë. Ata dyshohet se sollën kokainën me të cilën u festua një natë më parë. Po ashtu, gjurmët e tyre janë gjetur në një pistoletë me silenciator.

Një akt ekspertize është kryer mbi trupin e 21-vjeçares, por deri tani nuk janë gjetur shenja dhune. Ajo ka pasur lidhje me një nga djemtë, të cilin babai i saj nuk e ka miratuar. Sipas kamerave të sigurisë, vajza ka shkuar në banesën e marrë me qira nga ata, ku dhe ka qëndruar. Oficerët e policisë dyshojnë se, për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës, miqtë e saj mund të kenë mbyllur përkohësisht në banesë dhe po hetohen për mundësinë e ngritjes së akuzës për heqje të paligjshme të lirisë.

Hetimet janë në vazhdim dhe priten zhvillime të tjera.

 

Video

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme