Bota 9 January 2025, 22:29 Nga VNA

Vritet biznesmeni shqiptar në Itali

Ndaje në Whatsapp
Vritet biznesmeni shqiptar në Itali

Sipërmarrësi 52-vjeçar me origjinë shqiptare, Artan Kaja, është gjetur i pajetë në mjediset e kompanisë Smurfit në Lunata, Itali, mbrëmjen e së martës. Fillimisht, vdekja e tij u dyshua të ishte natyrale, por pas hetimeve të thelluara, autoritetet zbuluan se ai ishte qëlluar me armë zjarri.

Policia italiane ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen, që është një bashkatdhetar i biznesmenit të vrarë. Hetimet janë duke u kryer nga Karabinierët e njësisë hetimore, ndërsa arma e krimit ende nuk është gjetur. Artan Kaja ishte pronar i një kompanie për trajtimin e paletave dhe punonte si kontraktor në kompaninë Smurfit.

Gruaja e tij ka qenë e para që e ka gjetur të pajetë në një pellg gjaku, pasi ishte alarmuar që ai nuk ishte kthyer në shtëpi. Në fillim, ishte përhapur hipoteza e një sëmundjeje, por hetimet kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Hetimet për këtë ngjarje dramatike janë në vazhdim.

Video

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme