Bota 8 January 2025, 19:11 Nga VNA

U mbajt 3 javë e burgosur në Iran/ Gazetarja italiane mbërrin në Romë, pritet nga kryeministrja Meloni

Ndaje në Whatsapp
U mbajt 3 javë e burgosur në Iran/ Gazetarja italiane mbërrin

Në orën 4:13 të së mërkurës pasdite, avioni Falcon që mbante gazetaren Cecilia Sala nga Teherani u ul në aeroportin Ciampino të Romës.

Gazetarja, e cila qëndroi e burgosur për tre javë në burgjet iraniane për “shkelje të ligjit islamik” , u mirëprit nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ministri i jashtëm Antonio Tajani dhe prindërit e saj.

“Sot është sikur kam lindur për herë të dytë, lumturia ime është e papërshkrueshme ”, tha nëna e gazetares 29-vjeçare.

Në të njëjtën kohë, sipas asaj që transmeton televizioni publik italian Rai , “burimet amerikane pohojnë se iraniani Mohammad Abedini ka të ngjarë të lirohet së shpejti” .

Kujtojmë se ai u arrestua më 16 dhjetor në Milano në bazë të një urdhër-arresti amerikan me akuzën e trafikut të armëve.

Shumë analistë kanë argumentuar ditët e fundit se arrestimi i Salah në Iran ishte në fakt hakmarrje për “çështjen Abedini”.

 

 

Video

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme