Bota 7 January 2025, 23:17 Nga VNA

Kryeministrja daneze i përgjigjet Trump-it pas vizitës së djalit të tij në ishull: Nuk shitet Groenlanda

Ndaje në Whatsapp
Kryeministrja daneze i përgjigjet Trump-it pas vizitës së djalit

“Groenlanda i përket grenlandezëve”, deklaroi sot kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ndërsa Donald Trump Junior, djali i madh i presidentit të zgjedhur të SHBA-ve, mbërriti sot në ishullin që është pjesë e territorit të Danimarkës, pasi i ati shprehu sërish qëllimin për ta blerë.

“Ashtu siç tha edhe kryeministri i Grenlandës, Múte Egede, Grenlanda nuk është për shitje,” u shpreh Frederiksen gjatë një interviste për rrjetin televiziv TV2, duke theksuar gjithashtu se “SHBA-ja është aleati ynë më i ngushtë.”

Në dhjetor, Trump deklaroi se dëshiron që Shtetet e Bashkuara të kontrollojnë Grenlandën.

Gjatë mandatit të tij të parë, ai kishte thënë se po mendonte të blinte Grenlandën dhe anuloi një vizitë shtetërore në Danimarkë pasi zyrtarët danezë deklaruan se ky rajon autonom, i cili është pjesë e mbretërisë së tyre, nuk është në shitje.

Në përgjigje të deklaratës së Trump-it, kryeministri i Grenlandës tha se vendi i tij nuk është dhe nuk do të jetë kurrë në shitje.

Së fundmi, presidenti republikan, në një konferencë për shtyp nga rezidenca e tij në Mar-a-Lago, nuk përjashtoi mundësinë e përdorimit të forcës ushtarake për përvetësimin e Groenlandës.

 

Video

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

O Zot në duart të kujt ka rënë shteti…

GJKKO lë në burg Ilir Metën, rrëzohet kërkesa për zbutjen e masës së sigurisë

I famshëm për arratisjet nga burgjet greke, Alket Rizai shpallet sërish i arratisur: Nuk u kthye nga leja e 16-të

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme