Bota 7 Janar 2025, 20:17 Nga VNA

Pas dorëheqjes së Trudeau, Donald Trump përsërit idenë për bashkimin e Kanadasë me SHBA-në

Ndaje në Whatsapp
Pas dorëheqjes së Trudeau, Donald Trump përsërit idenë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake për të marrë nën kontroll Kanalin e Panamasë dhe Groenlandën, gjatë një konference shtypi të martën, duke thënë se kontrolli amerikan i dyjave është jetik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në një konferencë me gazetarë vetëm dy javë para se të marrë mandatin e ri më 20 janar, zoti Trump la të hapur mundësinë që të përdorë ushtrinë amerikane për të siguruar kontrollin ndaj këtyre dy territoreve.

“Nuk mund të zotohem”, tha ai, i pyetur nëse do të përjashtonte përdorimin e ushtrisë. “Ndodh që do të duhet të bëjmë diçka. Kanali i Panamasë ka rëndësi jetike për vendin tonë”.

Më pas ai shtoi se “Groenlanda na duhet për qëllime të sigurisë kombëtare”. Groenlanda është territor autonom i Danimarkës, një aleat tradicional i Shteteve të Bashkuara dhe njëra prej shteteve themeluese të NATO-s.

Zoti Trump po ashtu foli edhe për mundësinë që Kanadaja t’i bashkohej Shteteve të Bashkuara. Ai tha se për një gjë të tillë ai nuk do të mbështetej tek forca ushtarake, por në “forcën ekonomike”.

Ndërkohë, djali i madh i Presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump po viziton Groenlandën të martën në kuadër të një vizite private, duke nxitur spekulime se administrata e re e Shteteve të Bashkuara do të synojë që ta marrë nën kontroll territorin danez, të pasur me minerale.

Transmetuesi shtetëror danez njoftoi se avioni i Donald Trump Jr. arriti në Nuuk, kryeqyteti i territorit të madh dhe të akullt, që ka 57 mijë banorë. Mediat vendase transmetuan pamje të tij duke ecur në pistën e mbuluar me borë.

Qeveria e Groenlandës tha përmes një deklarate se zoti Trump Jr. Ndodhet atje në “një vizitë private” dhe se nuk bëhet fjalë për vizitë zyrtare, duke njoftuar se përfaqësuesit e Groenlandës nuk do të takohen me të. Groenlanda është një territor autonom që është pjesë e Danimarkës.

Video

Një vajzë e vogël i bie pianos në mes të aeroportit, ndërsa njëri pas tjetrit njoftohen fluturimet e anulluara. Në zhurmën e valixheve dhe zërave të lodhur, tingujt e saj sjellin qetësi — si një udhëtim zemre që nuk është kurrë vonë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një klub nate në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova plagosi me thikë një punëtor sigurie. I dyshuari 26-vjeçar është arrestuar në banesën e tij, ndërsa i plagosuri, 34 vjeç, po merr trajtim mjekësor. Një dëshmitar ka treguar se incidenti nisi kur një mik i tij u përplas me rojet e sigurisë jashtë lokalit. Përplasja ka shkaktuar lëndime edhe tek disa persona të tjerë. Autoritetet zvicerane po hetojnë rrethanat e ngjarjes.

Një vajzë e vogël i bie pianos në mes të aeroportit, ndërsa njëri pas tjetrit njoftohen fluturimet e anulluara. Në zhurmën e valixheve dhe zërave të lodhur, tingujt e saj sjellin qetësi — si një udhëtim zemre që nuk është kurrë vonë!

Në paradën e madhe të Ditës së Fitores në Baku, Azerbajxhani ka tërhequr vëmendjen me një armë të re në arsenalin e tij — topin vetëlëvizës Nora B-52NG, prodhim serb i montuar mbi platformën e fuqishme Tatra. Ky sistem artilerie, i projektuar për goditje të shpejtë dhe precize në distanca të gjata, u prezantua publikisht për herë të parë nën flamujt e Azerbajxhanit ?? dhe Serbisë ??, duke sinjalizuar një bashkëpunim të ri në fushën e industrisë ushtarake.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme