Bota 9 Janar 2025, 10:58 Nga VNA

Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret në Kaliforni

Ndaje në Whatsapp
Biden firmos shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme për zjarret

Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale për gjendje emergjence për Kaliforninë, që do të autorizojë fonde dhe burime për të luftuar zjarret.

“Jemi të përgatitur të bëjmë gjithçka dhe për aq kohë sa duhet, për të kontrolluar këto zjarre dhe për të ndihmuar në rindërtimin dhe për t'u siguruar që të kthehemi në normalitet. Do të jetë një rrugë e gjatë”, tha Presidenti Biden. "Do të marrë kohë".

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha të mërkurën se "do të punojë për të siguruar personel dhe aftësi shtesë zjarrfikëse" në Kaliforni për betejën e saj kundër zjarreve që kanë dalë jashtë kontrollit.

Shuma totale e dëmeve nga zjarret mund të shkojë midis 52 miliardë dhe 57 miliardë dollarë ose edhe më shumë, sipas një analize nga Qendra Globale e Motit e kompanisë "AccuWeather".

Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit u përball me katër zjarre të rrezikshme për jetën, që kanë vrarë të paktën pesë persona, kanë djegur më shumë se 1'100 ndërtesa dhe kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen.

"Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Los Anxhelos ishte përgatitur për një ose dy zjarre të mëdha pyjesh, por jo katër, veçanërisht duke patur parasysh këto erëra të qëndrueshme dhe lagështinë e ulët”, tha të mërkurën shefi i zjarrfikësve të qarkut Los Anxhelos, Anthony C. Marrone.

Ai tha se mbi 2000 hektarë janë djegur dhe zjarri po vazhdon të përhapet.

"Nuk kemi asnjë përqindje kontrolli", tha zoti Marrone.

Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që t'i kushtojnë vëmendje urdhrave të evakuimit dhe të largohen kur të udhëzohen.

Dy mijë anëtarë të Gardës Kombëtare janë dislokuar për të ndihmuar zjarrfikësit vendas.

Video

Një fishekzjarr gjigant – ndër më të mëdhenjtë e botës sa i përket shpërthimit të vetëm – është ndezur në qiellin e Nagaoka, në prefekturën Niigata të Japonisë, duke krijuar një shpërthim spektakolar që tërhoqi vëmendjen e mijëra spektatorëve dhe u shpërnda gjërësisht në rrjetet sociale.

Pas mesnate, në disa zona të kryeqytetit belg, Bruksel, janë shënuar incidente serioze sigurie, ku grupe të rinjsh kanë hedhur fishekzjarre drejt forcave të policisë dhe kanë vënë zjarr objekteve në mes të rrugëve, sipas burimeve zyrtare. Ngjarjet ndodhën gjatë orëve të para pas ndërrimit të viteve, duke detyruar autoritetet të forcojnë praninë policore për të rivendosur rendin dhe sigurinë publike. Policia ndërhyri për të shpërndarë turmat dhe për të neutralizuar situatat e rrezikshme.

Policia në Holandë u përball me një nivel “të paprecedentë dhune” gjatë festimeve të Vitit të Ri. Oficerët u qëlluan me fishekzjarre dhe mjete shpërthyese, ndërsa sulmet ndaj policisë dhe zjarrfikësve u raportuan në mbarë vendin.

Ky është moment i shpërthimit të zjarrit në një resort turistik në Zvicër duke shkaktuar një tragjedi të rëndë me viktima e të plagosur. Nga pamjet, zjari ka shpërthyer rreth orës 01:30 të mëngjesit në lokalin “Le Constellation”, një bar-restorant shumë i frekuentuar nga të rinjtë në zonën turistike të Crans-Montana, teksa njerëzit po festonin vigjiljen e vitit të ri. Sipas burimeve policore dhe spitalore, bilanci paraprak flet për rreth 40 persona të vdekur dhe afërsisht 100 të plagosur, shumica me djegie të rënda.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme