Politika 24 August 2026, 17:36 Nga VNA

Përplasja për Aeroportin e Vlorës/ Pacolli ultimatum Qeverisë: Ka 6 muaj kohë për të shmangur Arbitrazhin Ndërkombëtar

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvvfd.PNG

Konflikti për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po hyn në një fazë të re. Kompania MABCO, e lidhur me biznesmenin Behgjet Pacolli dhe aksionere me 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare Vlora International Airport (VIA), paralajmëron se mosmarrëveshja me autoritetet shqiptare mund të përfundojë në arbitrazh ndërkombëtar pranë ICSID-it në Washington.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Pacolli pretendon se MABCO është privuar prej vitit të kaluar nga çdo qasje efektive në procesin e vendimmarrjes së VIA-s, duke iu pamundësuar ushtrimi i të drejtave që burojnë nga zotërimi i 98% të aksioneve.

Sipas tij, situata është krijuar si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të Autoritetit Kontraktor dhe institucioneve të tjera shqiptare, ndërsa përplasja ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në ecurinë e projektit.

Pacolli pretendon se prej prillit 2026, MABCO nuk ka më qasje në hapësirat dhe objektet e Aeroportit të Vlorës, pavarësisht se ato, sipas tij, janë ndërtuar përmes investimeve të kompanisë.

“Që nga prilli 2026, MABCO është privuar nga qasja në hapësirat dhe objektet të cilat janë ndërtuar përmes investimeve marramendëse të vetë kompanisë”, shkruan Pacolli, duke argumentuar se kjo situatë i ka pamundësuar kompanisë administrimin, mbrojtjen dhe shfrytëzimin e investimit.

Përplasja tashmë duket se ka kaluar përtej një mosmarrëveshjeje mes aksionerëve për administrimin e koncesionit. Pacolli njofton se MABCO u ka dërguar autoriteteve shqiptare një “Notice of Dispute”, duke aktivizuar mekanizmat e parashikuar nga Marrëveshja Bilaterale mes Zvicrës dhe Shqipërisë për mbrojtjen e investimeve.

Palët ndodhen aktualisht në periudhën gjashtëmujore të njohur si “cooling-off”, gjatë së cilës synohet arritja e një marrëveshjeje përmes negociatave.

Nëse brenda këtij afati nuk gjendet një zgjidhje, MABCO paralajmëron se çështja mund t'i drejtohet ICSID-it, Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve, pjesë e Grupit të Bankës Botërore me seli në Washington.

Një hap i tillë do ta zhvendoste konfliktin për Aeroportin e Vlorës nga një përplasje kontraktuale dhe institucionale brenda vendit në një mosmarrëveshje ndërkombëtare investimi mes kompanisë dhe shtetit shqiptar.

Pacolli pretendon se MABCO u ka kërkuar vazhdimisht institucioneve shqiptare hapjen e dialogut, por deri tani nuk ka marrë një përgjigje konkrete.

“Gjatë gjithë kësaj periudhe, MABCO u ka bërë thirrje të vazhdueshme autoriteteve të Republikës së Shqipërisë për dialog konstruktiv dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të arsyeshme. Fatkeqësisht, deri më sot, këto thirrje nuk kanë marrë një përgjigje konkrete”, thuhet në reagim.

Megjithatë, kompania deklaron se do të respektojë periudhën gjashtëmujore të parashikuar nga kuadri juridik dhe se mbetet e gatshme për negociata me autoritetet shqiptare.

“MABCO mbetet e gatshme për dialog dhe për një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shprehet Pacolli.

Paralajmërimi për arbitrazh vjen në një moment delikat për projektin e Aeroportit të Vlorës, i cili prej muajsh është përfshirë në përplasje mes investitorit dhe institucioneve shqiptare. Një proces eventual pranë ICSID-it do të hapte një front të ri juridik dhe potencialisht financiar për shtetin shqiptar, në varësi të pretendimeve që MABCO do të paraqiste në arbitrazh.

Për momentin, dera e negociatave mbetet e hapur. Periudha gjashtëmujore e “cooling-off” pritet të përcaktojë nëse konflikti do të zgjidhet përmes marrëveshjes apo beteja për Aeroportin e Vlorës do të zhvendoset në Washington.

fdfvdfvd.jpeg

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme