Politika 24 August 2026, 15:26 Nga VNA

Mbledhja në Pogradec/ Rama mesazh ministrave: Rifreskim të administratës dhe më shumë përulësi

Ndaje në Whatsapp

cvvvc.jpg

Kryeministri Edi Rama po zhvillon në Pogradec ditën e dytë të mbledhjes me ministrat e kabinetit qeveritar dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste.

Gjatë takimit, ministrat po raportojnë mbi punën e deritanishme, arritjet dhe prioritetet e përcaktuara për vitin e dytë të mandatit të katërt qeverisës.

Rama ka ndërhyrë pak gjatë diskutimeve, ndërsa mes çështjeve të ngritura prej tij kanë qenë nevoja për rifreskimin e administratës publike, më shumë përulësi, si dhe çështje që lidhen me Besën, Praninë Besnike dhe mënyrën e paraqitjes së Partisë Socialiste në media.

Ministrat kanë prezantuar objektivat dhe rezultatet e dikastereve që drejtojnë, ndërsa në orën 17:00 kryeministri pritet të bëjë një përmbledhje të diskutimeve dhe përfundimeve të dy ditëve të mbledhjes në Pogradec.

Video

28 tonë domate dhe mijëra njerëz nga e gjithë bota! Rrugët e Buñol-it në Spanjë u kthyen në një lumë të kuq gjatë “La Tomatina”, festivalit të famshëm ku pjesëmarrësit zhvillojnë një betejë gjigante me domate. Festa që nisi nga një sherr spontan në vitin 1945 është sot një atraksion ndërkombëtar që sjell turistë nga e gjithë bota. Historia e plotë në linkun në koment⬇️

Një katastrofë e rëndë ka goditur Nepalin pranë kufirit me Tibetin, ku një masë e fuqishme uji, balte dhe shkëmbinjsh përfshiu disa zona. Autoritetet nepaleze njoftuan se deri mbrëmjen e së mërkurës janë gjetur trupat e 157 viktimave, ndërsa qindra persona të tjerë rezultojnë të zhdukur. Mes të zhdukurve raportohet se janë edhe qindra turistë, shumë prej tyre shtetas të huaj. Përmbytjet kanë shkatërruar shtëpi, automjete, rrugë, ura dhe infrastrukturë tjetër në zonat e prekura. Pamjet nga vendngjarja tregojnë fuqinë e rrjedhës, e cila ka marrë përpara gjithçka që ka gjetur në rrugën e saj. Të dhënat paraprake sugjerojnë se katastrofa mund të lidhet me shembjen e një mase akulli dhe shkëmbinjsh nga një akullnajë, ndërsa autoritetet po hetojnë shkakun e saktë.

Ergys Agasi del nga ambientet e Policisë, niset drejt Bllokut të Sigurisë.

Në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për ndalimin e Ergys Agasit, kontrollet janë shtrirë edhe në zonën e Liqenit të Thatë. Forca të policisë po kryejnë verifikime në terren, ndërsa aksioni vijon në disa pika. Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme