Uncategorized 12 Tetor 2024, 12:40 Nga VNA

Penguan zbardhjen e vrasjes së Egli Progës, Gjykata e Korçës rikthen në burg dëshmitarët

Ndaje në Whatsapp
Penguan zbardhjen e vrasjes së Egli Progës, Gjykata e

Gjykata e Korçës ka ndryshuar masën e sigurisë duke rikthyer në burg tre persona, të cilët ishin të pranishëm kur u vra Egli Proga dhe akuzohen se penguan zbardhjen e së vërtetës.

Policia ka bërë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë për ndalimin e shtetasve: Voltan Shkulaku, 40 vjeç, Arjan Manellari, 55 vjeç, dhe Leonidha Guçe, 47 vjeç, banues në Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitje në Policinë Gjyqësore”, në “Arrest në burg”, për veprën penale “Veprime që pengojnë në zbulimin e së vërtetës”, për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 1 Pogradec, ku humbu jetën shtetasi Egli Proga, 42 vjeç. Këta shtetas kanë qenë të pranishëm kur ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin duke penguar zbardhjen e së vërtetës.

Proga babait të dy fëmijëve, u rrah për vdekje në 10 gusht në një lokal në Pogradec.

Në akt-ekspertim përshkruhen dëmtimet e konstatuara në trupin e viktimës, në ballë, në hundë, vesh, në faqe, në supin e majtë, të cilat “janë shkaktuar me mjet të fortë mprehës, siç mund të jetë edhe goditja me grusht”.

Sipas aktit të ekspertimit, shkaku i vdekjes së 42 vjeçarit është: “hemorragji në cipen e trurit dhe hemorragji e indit trunor”.

Policia arrestoi si autor të vrasjes Denis Meçin, me akuzën e vrasjes me dashje dhe proçedoi për moskallëzim krimi Voltan Shkulaku Leonidha Guçe, Arjan Manellari.

Por Prokuroria e Korçës, në seancën për caktimin e masës së sigurisë, lehtësoi akuzën për Denis Meçin nga vrasje me dashje, në vrasje nga pakujdesia, çfarë solli përplasje mes policisë dhe Prokurorisë së Korçës.

 

 

Video

Plasën vetëpërjashtimet dhe në PS tani….

Izraeli ka rritur ndjeshëm sulmet ajrore në Liban gjatë orëve të fundit. Së paku shtatë goditje u kryen brenda dy orësh, kryesisht në periferitë jugore të Bejrutit. Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Pamjet nga terreni tregojnë shkatërrime të mëdha në një zonë të populluar. Banorët shihen duke transportuar të plagosurit mes pluhurit dhe rrënojave.

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka ndarë pamje zyrtare nga misioni i saj i fundit hënor, Artemis II, duke ofruar një vështrim të rrallë nga brenda anijes kozmike gjatë ditëve të para të fluturimit. Sipas deklaratës së publikuar, ekuipazhi ka arritur një moment të rëndësishëm, duke u pozicionuar më afër Hënës sesa Tokës. Astronautët raportojnë se mund të shohin Hënën drejtpërdrejt nga porta e dokimit, duke e përshkruar pamjen si “një spektakël të mrekullueshëm”. “Ne mund ta shohim Hënën nga porta e dokimit tani. Është një pamje e bukur,” thuhet në mesazhin e ndarë nga ekuipazhi.

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në qendër të Tiranës, në një dyqan, mbi të cilin shihen flakët. Flakët janë më të dukshme në pjesën e çatisë së dyqanit në zonën e njohur si 9-katëshet në Rrugën e Barrikadave. Tymi ka “pushtuar” zonën dhe është përhapur kudo.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme