Uncategorized 8 Korrik 2024, 15:09 Nga VNA

Beleri padit Presidentin Begaj/ Kërkon pezullimin e dekretit për zgjedhjet e 4 Gushtit

Ndaje në Whatsapp

Alfred Beleri padit në gjykatë Administrative presidentin e Republikës Bajram Begaj. Ai kërkon pezullimin e zbatimit të dekretit të presidentit që caktoi 4 gushtin si datën e zgjedhjeve të pjesshme në Himarë.

Data e zgjedhjeve u caktua nga Begaj fill pasi KQZ i nderpreu mandatin Belerit, si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës për shkak se ai u dënua nga Gjykata e Apelit të Posacëm për korrupsion zgjedhor.

Beleri pretendon se në këtë mënyrë i është mohuar e drejtë të ankimojë vendimin e KQZ

Dekreti u firmos nga presidenti pasi KQZ deklaroi pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Beleri i cili është i dënuar me 2 vite burg për blerje votash.

 

Video

Një sulm izraelit në lagjen Jnah të Bejrutit, pranë Rafik Hariri University Hospital, ka shkaktuar pasoja të rënda. Sipas raportimeve, sulmet në Bejrutin jugor dhe zonat përreth kanë lënë të paktën katër persona të vrarë të dielën. Goditja pranë një spitali të madh publik ka ngritur shqetësime për sigurinë e civilëve dhe për dëmtimin e infrastrukturës mjekësore.

Të paktën 70 persona rezultojnë të zhdukur dhe dy trupa janë gjetur pas përmbysjes së një varke me emigrantë në Detin Mesdhe. Mjeti lundrues prej druri, që transportonte rreth 105 persona dhe ishte nisur nga Libia, u fundos sot në një zonë kërkim-shpëtimi pranë fushës detare të naftës Bouri. 32 të mbijetuar mbërritën në ishullin italian Lampedusa në orët e para të së dielës. Organizata joqeveritare “Mediterranean Saving Humans” e dënoi ashpër ngjarjen, duke deklaruar se kjo nuk ishte një tragjedi aksidentale, por pasojë e drejtpërdrejtë e politikave evropiane që nuk krijojnë rrugë të sigurta dhe ligjore për hyrjen e emigrantëve.

Plasën vetëpërjashtimet dhe në PS tani….

Izraeli ka rritur ndjeshëm sulmet ajrore në Liban gjatë orëve të fundit. Së paku shtatë goditje u kryen brenda dy orësh, kryesisht në periferitë jugore të Bejrutit. Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Pamjet nga terreni tregojnë shkatërrime të mëdha në një zonë të populluar. Banorët shihen duke transportuar të plagosurit mes pluhurit dhe rrënojave.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme