Është ndarë nga jeta poeti i njohur shqiptar, Agim Doçi, i cili pësoi hemorragji celebrale të shtunën.
Agim Doçi qëndronte në reanimacion prej ditës së shtunës pranë Neurologjisë në Tiranë.
Agim Doçi është autor i shumë teksteve të këngëve shqipëtare, fituesi i mbi 50 çmimeve, ndër to dhe dy herë perfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion.
Ka botuar disa libra me poezi si ‘Hajde dru me pre’, ‘Rrëzuar mbi vetminë’, ‘Rituali i kryqëzimit’















