Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Alfred Balla do të përballet me Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për t'iu nënshtruar procesit të vettingut.
Shkalla e parë që kryen procesin e rivlerësimit për njerëzit e drejtësisë e bëri emrin e Ballës pjesë të listës që do të kalonin në filtrin e trefishtë të kontrollit për shkak të detyrës si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë që ai mbajti para vitit 2017.
Në Qershor të një viti më parë KPK nuk doli me një vendim përfundimtar për Alfred Ballën, pra as nuk e konfirmoi në detyrë dhe as nuk e shkarkoi për shkak se ai nuk kishte patur statusin e magjistratit.
Vendimi u ankimua nga Komisioneri Publik dhe cështja do të shqyrtohet ditën e sotme nga një trupë gjykuese me kryesuese Ina Ramën, relatore Albana Shtylla dhe anëtarë Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo.













