Uncategorized 20 Shtator 2024, 16:40 Nga VNA

Kush po e delegjitimon garën për drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ndaje në Whatsapp
Kush po e delegjitimon garën për drejtor të
  • Rasti i Hajrulla Xhivina, kandidati për kryepolic,  personi që uroinoi para Gjykatës së Lartë

Gara për drejtorin e ri të Policisë së Shtetit ka angazhuar, përveç të interesuarve brenda policisë, edhe aktorë apo faktorë politikë… dhe jo vetëm. Kaq interesa janë bashkuar në këtë garë sa persona të interesuar për ta delegjitimuar procesin, kanë mundësuar regjistrimin edhe të një personazhi qesharak. Quhet Hajrulla Xhivini. VNA më datën 7 korrik të këtij viti ka publikuar lajmin për një person që ka urinuar përpara dyerve të Gjykatës së Lartë. https://vna.al/kanosje-per-shkak-te-detyres-me-ca-e-kanosi/. Qartas një personazh i tillë nuk mund të jetë kandidat për të mbajtur uniformën e policit e jo më të drejtojë strukturën e saj. Por pyetja që lind në këtë rast është: kush po përpiqet të delegjitimojë këtë garë? A ka segmente brenda mazhorancës që po luajnë për interesa të grupeve kriminale? Pse PD është përfshirë në mënyrë të ethshme duke komentuar emra dhe duke “djegur” kandidatura të veçanta? Është krejt normale që opozita të kontestojë procesin dhe vetë drejtorin, por çfarë e shtyn të përfshihet në lojërat brenda mazhorancës për emrat në garë? Mesa duket palët janë përzier ethshëm në përpjekjet për të zgjedhur të preferuarin e tyre. Se cili nga kampet apo grupet e interesit do të fitojë dhe të ketë njeriun e vet në krye të policisë kjo nuk dihet. Por cilido të jetë kryepolici i ri, një gjë është e sigurt, gara u njollos dhe jo pa qëllim.

Video

Plasën vetëpërjashtimet dhe në PS tani….

Izraeli ka rritur ndjeshëm sulmet ajrore në Liban gjatë orëve të fundit. Së paku shtatë goditje u kryen brenda dy orësh, kryesisht në periferitë jugore të Bejrutit. Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Pamjet nga terreni tregojnë shkatërrime të mëdha në një zonë të populluar. Banorët shihen duke transportuar të plagosurit mes pluhurit dhe rrënojave.

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka ndarë pamje zyrtare nga misioni i saj i fundit hënor, Artemis II, duke ofruar një vështrim të rrallë nga brenda anijes kozmike gjatë ditëve të para të fluturimit. Sipas deklaratës së publikuar, ekuipazhi ka arritur një moment të rëndësishëm, duke u pozicionuar më afër Hënës sesa Tokës. Astronautët raportojnë se mund të shohin Hënën drejtpërdrejt nga porta e dokimit, duke e përshkruar pamjen si “një spektakël të mrekullueshëm”. “Ne mund ta shohim Hënën nga porta e dokimit tani. Është një pamje e bukur,” thuhet në mesazhin e ndarë nga ekuipazhi.

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në qendër të Tiranës, në një dyqan, mbi të cilin shihen flakët. Flakët janë më të dukshme në pjesën e çatisë së dyqanit në zonën e njohur si 9-katëshet në Rrugën e Barrikadave. Tymi ka “pushtuar” zonën dhe është përhapur kudo.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme