Uncategorized 5 Gusht 2024, 15:50 Nga VNA

Incidenti në aeroportin e Shkupit, Kurti pret raportin zyrtar

Ndaje në Whatsapp
Incidenti në aeroportin e Shkupit, Kurti pret raportin zyrtar

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha se i vjen keq për incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku u përfshi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ndërkaq, homologu i tij kosovar, Albin Kurti, tha se një raport zyrtar do të zbardhë gjithë ngjarjen.

Gjatë një konference për media, pas takimit në Shkup me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Mickoski tha se nuk dëshiron që incidente të tilla të përsëriten, teksa shtoi se dy shtetet kanë raporte të mira. Kryeministri maqedonas tha se herën tjetër kur Osmani të përdorë Aeroportin e Shkupit për udhëtime, ai personalisht do ta shoqërojë "deri në momentin kur të largohet". Ai po ashtu tha se autoritetet e Aeroportit në Shkup aplikojnë masa standarde të sigurisë, sa i përket fluturimeve komerciale.

REL

Video

Një sulm izraelit në lagjen Jnah të Bejrutit, pranë Rafik Hariri University Hospital, ka shkaktuar pasoja të rënda. Sipas raportimeve, sulmet në Bejrutin jugor dhe zonat përreth kanë lënë të paktën katër persona të vrarë të dielën. Goditja pranë një spitali të madh publik ka ngritur shqetësime për sigurinë e civilëve dhe për dëmtimin e infrastrukturës mjekësore.

Të paktën 70 persona rezultojnë të zhdukur dhe dy trupa janë gjetur pas përmbysjes së një varke me emigrantë në Detin Mesdhe. Mjeti lundrues prej druri, që transportonte rreth 105 persona dhe ishte nisur nga Libia, u fundos sot në një zonë kërkim-shpëtimi pranë fushës detare të naftës Bouri. 32 të mbijetuar mbërritën në ishullin italian Lampedusa në orët e para të së dielës. Organizata joqeveritare “Mediterranean Saving Humans” e dënoi ashpër ngjarjen, duke deklaruar se kjo nuk ishte një tragjedi aksidentale, por pasojë e drejtpërdrejtë e politikave evropiane që nuk krijojnë rrugë të sigurta dhe ligjore për hyrjen e emigrantëve.

Plasën vetëpërjashtimet dhe në PS tani….

Izraeli ka rritur ndjeshëm sulmet ajrore në Liban gjatë orëve të fundit. Së paku shtatë goditje u kryen brenda dy orësh, kryesisht në periferitë jugore të Bejrutit. Katër persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur. Pamjet nga terreni tregojnë shkatërrime të mëdha në një zonë të populluar. Banorët shihen duke transportuar të plagosurit mes pluhurit dhe rrënojave.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme