Uncategorized 26 Shtator 2024, 13:59 Nga VNA

Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të reformës në Drejtësi! Gonzato: Zbatoni vendimet e Kushtetueses

Ndaje në Whatsapp
Komisioni antikorrupsion/ SHBA, Britania dhe BE: S'ka kthim pas të

Mes qeverisë dhe përfaqësuesve ndërkombëtar në vendin tonë duket se janë ngritur tonet. Shkak për këtë është bërë ngritja e Komisionit Antikorrupsion, me drejtues z. Fatmir Xhafaj. Sipas raportimeve mediatike, ky komision synon rishikimin e reformës në drejtësi dhe institucioneve të dala prej saj. Sot në Kryesinë e Kuvendit po mbahet një takim i përbashkët mes drejtuesve të Institucioneve të Pavarura dhe kryetares së Kuvendit lidhur me mënyrën e raportimit dhe monitorimit.

Të ftuar në këtë tryezë  ambasadorët e BE-së, SHBA-së dhe Britanisë në një zë përcollën mesazhe të rëndësishme për respektimin e institucioneve të pavarura por dhe forcimin e rolit të Parlamentit në llogaridhënie e transparencë. Ndërkombëtarët e quajtën të rëndësishëm rolin e komisionit antikorrupsion në realizimin e reformave të cilat janë tepër të rëndësishme në këtë moment kur Shqipëria është në një fazë kritike dhe po punohet shumë për tu hapur shumë shpejt negociatat për në BE. Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato kishte tre mesazhe për Parlamentin dhe vuri theksin dhe tek zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti. Vendimet e Gjykatës kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik. Për reformën në drejtësi parlamenti mund të lozë një rol kyç për mos kthimin pas të reformave por për të implementuar më tej, në harmoni reformat me të gjitha detyrimet që Shqipëria ka marrë në rrugën e BE-së. Këto reforma shoqërohen nga përpjekja për të parandaluar korrupsionin e krimin e organizuar e krimin në qeveri. Komisioni i Antikorrupsionit që ju  keni themeluar tashmë është shumë i rëndësishëm në këtë drejtim" tha Gonzato Edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Zëvendës Drejtuesja e Komanduar e Misionit të ShBA, si dhe ambasadori i Holandës theksuan se fuqizimi i këtyre institucioneve është kyç për integrimin në BE. Nick Abbott: "Institucionet e pavarura duhet të fuqizohen. Duhet llogaridhënie dhe transparencë nga institucionet' tha Abbot Kathryn Hammond: ‘Mbështesim ato iniciativa që ruajnë pavarësinë e gjyqësorit dhe janë gjithëpërfshirëse. Institucionet e pavarura duhet të forcojnë llogaridhënien dhe transparencën. SHBA është e gatshëm të mbështesë institucionet pavarura. Vos: Për Holandën shteti i së drejtës është shumë i rëndësishëm për hyrjen në BE Kryetarja e Kuvendit tha në fjalën e saj se do të mbështesë institucionet e pavarura. Spiropali ftoi opozitën për të marrë pjesë në Komisionet e Posaçme. Spiropali: ‘Kuvendi ka dhënë dhe do të japë institucionalisht dhe publikisht mbështetjen e nevojshme. Mbështetja jonë ka qenë dhe do të jetë ligjore. Kuvendi ka vullnet të plotë dhe është i hapur të miratojë iniciativa të reja ligjore.

Video

Ish-drejtoresha e Kadastrës Dallendyshe Bici në SPAK. Detajet në përditësim

Kryeministri Rama mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. Mbledhja është thirrur për në orën 09:30.

Ardian Kalia, avokati i Belinda Ballukut mbërrin në Apelin e Posaçëm ku do të shqyrtohet ankimimi kundër masës së sigurisë “pezullim nga detyra”.

Një kamerë në makinë (dashcam) ka regjistruar momentin kur një avion i vogël u ul në një autostradë në Pensilvani, SHBA. Në video shihet avioni që shfaqet papritur nga qielli dhe ulet në korsinë anësore ndërsa makinat vazhdojnë të lëvizin. Drejtuesja e makinës, Emily Rivera, tha se ishte e habitur nga skena, por edhe nga mënyra se sa mirë piloti arriti të ulej. Sipas autoriteteve, në avion ndodheshin piloti dhe një pasagjer dhe askush nuk u lëndua.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme