Sociale 29 Korrik 2025, 07:47 Nga VNA

Pas Kosovës edhe italianët nisin "të braktisin" Shqipërinë, hyrjet në qershor ranë me 4 për qind

Ndaje në Whatsapp
Pas Kosovës edhe italianët nisin "të braktisin"

Italianët e joshur vitet e fundit nga ideja e pushimeve të lira në Shqipëri duket se llogaritë u kanë rezultuar ndryshe tek pushimet verore.

Për herë të parë që nga nisja e “bumit” të italianëve drejt vendit tonë, qershori 2025 bëri kthesë negative. Ky grup shënoi një rënie me 4 për qind në muajin e gjashtë të vitit krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Në qershor shifrat e hyrjes së të huajve sipas shteteve tregonin se ishin 111 mijë italianë që hynw nw vendin tonë. Një vit më parë kjo shifër ishte rreth 116 mijë.

Tur-operatorët vendas paralajmëruan në fund të majit se rezervimet paraprake individuale të verës përgjatë bregdetit sidomos në Vlorë dhe Sarandë ishin më të ulëta dhe këtu duket se bën pjesë edhe grupi i italianëve. Këta të fundit vendosen përgjithësisht në verë përgjatë Vlorës, Durrësit dhe Sarandës.

Rënies së rezervimeve i dha zë gjatë korrikut edhe një artikull i Corriere Della Sera që citonte agjencitë italianë për një rënie të rezervimeve drejt Shqipërisë si efekt i rritjes së çmimeve.

Sipas këtij artikulli vendi ynë ofronte një raport të mirë cilësi/çmim por tashmë ajo nuk ekziston. Njëkohësisht një qasje e re e rajonit të Puglias që është një nga më të frekuentuarat në sezonin veror ka bërë që italianët ta shohin më të leverdishëm qëndrimin në vendin e tyre pasi çmimet kanë pësuar një normalizim.

Sa i takon 6-mujorit janar-qershor. Shqipërinë e vizituan 510 mijë italianë me një rritje 5 për qind në raport me janar-qershor 2025. Italianët janë kthyer në vizitorë gjithëvjetorë të Shqipërisë në një miks mes turizmit të fundjavës, atij kulinar por sidomos atij shëndetësor që ka vite që konsolidohet për të mos folur këtu edhe për udhëtimet e biznesit.

Të gjitha këto kanë mbajtur një numër të qëndrueshëm në këtë pjesë të parë të vitit por ajo që bie në sy është ngadalësimi i rritjes. Një vit më parë rritja në 6-mujorin e parë ishte rreth 57 për qind ndërkohë që tashmë vetëm 5 për qind.

Ngadalësimi apo me keq rënia e numrit të vizitorëve nga Italia duhet të jetë një kambanë për mënyrën sesi turizmi është lënë të zhvillohet pa një orientim të saktë. Ky grup është i dyti më i rëndësishëm pas Kosovës i cili edhe ai ka pasur lëkundjet e veta në dy vitet e fundit si efekt i liberalizmit të vizave por edhe zhvlerësimit të euros. Për 6 mujorin 2025, hyrjet e shtetasve nga Italia zinin 11% të totalit dhe ata nga Kosova 34.5%./MONITOR

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme