Sociale 28 July 2025, 14:20 Nga VNA

Problem e-Albania, bllokohet dorëzimi i bilanceve, Profesionistët e lirë: Të rishikohet sistemi 

Ndaje në Whatsapp
Problem e-Albania, bllokohet dorëzimi i bilanceve, Profesionistët e

Platforma shtetërore e-Albania ka shfaqur probleme serioze gjatë dorëzimit të pasqyrave financiare, duke krijuar kaos për kontabilistët, audituesit dhe sipërmarrësit. Si pasojë, shumë subjekte rrezikojnë penalitete për shkak të ndërprerjeve teknike.

Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) në një deklaratë zyrtare, ngre shqetësimin që sipas tyre ka sjellë ndërprerje të sistemit në momente kyçe, probleme me nënshkrimin elektronik, mungesë informacioni zyrtar nga institucionet; rrezik ndëshkimesh për vonesa që s’janë faji i përdoruesve.

Për këtë arsye ata kërkojnë shtyrje të afatit për dorëzimin e bilanceve me 7 ditë, pa penalitete. Komunikim më të qartë nga institucionet. Kanal të dedikuar për raportimin e problemeve teknike.

Në përfundim, deklarojnë se po “Dixhitalizimi është i nevojshëm, por duhet të jetë funksional,”.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme