Sociale 28 Korrik 2025, 11:45 Nga VNA

Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertën tradicionale të akomodimit në Durrës

Ndaje në Whatsapp
Boom-i i ‘B&B’-ve sfidon ofertën tradicionale të

Ndërsa modeli i akomodimit afatshkurtër nëpërmjet platformave ‘Bed & Breakfast’ po zë gjithnjë e më shumë hapësirë në zonat turistike të Durrësit, forma tradicionale e dhënies me qira sezonale të dhomave po përballet me rënie të ndjeshme në lagjen e plazhit.

Në zonat turistike të Durrësit, një model i ri akomodimi po ndryshon ekuilibrat e sezonit veror. Rritja e prenotimeve në sistemin “bed and breakfast” (B&B) ka shtyrë shumë familje dhe biznese të vogla që japin dhoma apo apartamente me qira drejt një modeli fleksibël dhe më fitimprurës, por edhe më të lodhshëm. Në vend të pushuesve afatgjatë, qëndresa e vizitorëve po shkurtohet në vetëm pak ditë, duke i detyruar pronarët të përshtatin apartamentet dhe ritmin e punës me fluksin në rritje të prenotimeve të shkurtra. “Fenomeni B&B nisi tre vjet më parë,” thotë Florian Tahiri, që drejton një agjenci turistike në Durrës. “Është një sistem me fitim të shpejtë,” shtoi ai, ndërsa theksoi se shumë operatorë po e përqafojnë. Sipas tij, edhe emigrantët shqiptarë që vijnë me pushime nuk qëndrojnë më gjatë, prenotojnë për pak ditë dhe lëvizin në zona të tjera ose kthehen shpejt në punë. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave (INSTAT), në qershor 2025, më shumë se 1.9 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë, duke shënuar një rritje prej 7.2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në lagjet nr. 1 dhe 13, të ndara nga porti detar, modeli B&B është bërë tashmë pjesë e përditshmërisë. Në një pallat pranë shëtitores “Taulantia”, Remzi Llata tregon për BIRN se aktualisht funksionojnë shtatë apartamente si B&B, ndërsa katër vite më parë kjo ishte një risi. Çmimet ditore, sipas tij, lëvizin nga 60 në 70 euro. Dy prej tyre menaxhohen nga një shtetas rus që i ka marrë me qira afatgjatë dhe i ka kthyer në një biznes të mirëfilltë akomodimi. “Pushuesit rrinë 1 deri në 5 ditë, dhe çdo herë pas ikjes duhet pastruar e përgatitur për të tjerët,” shpjegon Llata, duke shtuar se tensionet me banorët rezidentë nuk mungojnë.  Banorët ankohen ndonjëherë për zhurmat dhe muzikën me volum të lartë. Për shkak të sfidave të mirëmbajtjes, disa pronarë kanë zgjedhur të kontraktojnë ekipe të posaçme për pastrimin dhe menaxhimin e apartamenteve. Ndërkohë, dinamika e re po prek edhe bizneset e vogla në lagje. Gita, një punonjëse me përvojë në një furrë buke, thotë se numri i klientëve është dyfishuar. Megjithatë, për ata që varen nga qiraja tradicionale sezonale, ndryshimi është më pak pozitiv. Në lagjen e plazhit, 4 kilometra nga qyteti, Hysen Hyseni, i cili prej tre dekadash jeton nga dhënia me qira e dhomave, shprehet i zhgënjyer. “Mirë që nuk investova për restaurimin e shtëpisë, se deri tani më shumë pushues kanë ardhur në maj, se sa tani n ë korrik,” thotë ai. “Vjet  në këtë kohë, kisha fituar dyfishin e shumës së tanishme.” Sipas Hysenit, qytete të tjera turistike si Berati dhe Pogradeci kanë rritur çmimet, ndërsa në Durrës tarifat kanë mbetur të pandryshuara prej 3-4 vitesh. “Sot kam vetëm një familje angleze që ma solli djali nëpërmjet internetit,” shton ai. Në anën tjetër të medaljes, Irma dhe Beni, që menaxhojnë një banesë dykatëshe, janë të kënaqur me ritmin e sezonit. “Të gjithë vijnë me prenotime përmes Booking, siç i thonë të rinjtë,” thotë Irma. Sipas saj, numri i vizitorëve nga Polonia, Çekia, Spanja apo Italia është i qëndrueshëm çdo vit. Por jo të gjithë ndjekin standarde profesionale. Sadriu, një administrator lokal që kërkon të mbetet anonim, thekson për BIRN se disa pronarë vendosin foto mashtruese në platformat online, duke shkaktuar pakënaqësi te pushuesit kur arrijnë në vend. Për Florian Tahirin, suksesi i këtij modeli do të varet nga ecuria e përgjithshme e turizmit. Sipas tij modeli ‘B&B’ është bërë pjesë e realitetit, por edhe ndërtimet intensive në Golem dhe Malin e Robit po ndikojnë. “E ardhmja do të tregojë nëse kjo do të jetë një zgjidhje e qëndrueshme, apo vetëm një modë e përkohshme,” përfundoi ai. BIRN

Video

Këto janë momentet e arrestimit të një 45-vjeçari pasi sulmoi dy burra hebrenj me thikë në zonën Golders Green, një lagje me komunitet të madh hebre në veri të Londrës. Sipas autoriteteve, sulmi po trajtohet si një akt terrorist dhe hetimet po drejtohen nga njësia kundër terrorizmit. Të plagosurit, të moshave 76 dhe 34 vjeç u dërguan në spital, ku raportohet se ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Dëshmitarët thanë se autori ishte parë duke vrapuar në rrugë me thikë dhe duke synuar persona të identifikueshëm si hebrenj. Ai u neutralizua nga policia me Taser dhe më pas u arrestua nën dyshimin për tentativë vrasjeje. Policia Metropolitane deklaroi se i dyshuari kishte edhe një histori të mëparshme dhune dhe probleme të shëndetit mendor. Kryeministri britanik Keir Starmer e dënoi sulmin duke e cilësuar si “plotësisht të tmerrshëm”, ndërsa liderët hebrenj kërkuan masa më të forta sigurie për komunitetin.

Kjo video nga darka zyrtare në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin Donald Trump, Zonjën e Parë Melania Trump dhe Mbretin Charles III po bëhet virale në rrjet. Shkak është një moment i sikletshëm gjatë fotos zyrtare, ku Melania duket se i heq dorën Trump, duke nxitur reagime të shumta dhe diskutime për gjuhën e trupit dhe marrëdhënien mes çiftit presidencial.

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Orikum–Vlorë pranë fshatit Tragjas. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen, i drejtuar nga shtetasi Vladimir Gaba, ka përplasur një tufë me bagëti të imta (dhi) si dhe çobanin, shtetasin Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të kopesë. Si pasojë e përplasjes, Demiraj ka pësuar traumë dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në aksin Tepelenë Krahës, në afërsi të fshatit Iliras. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin teksa qarkullonin në anë të kundërt. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar 8 persona, të cilët janë transportuar në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Rreth orës 18:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Iliras”, automjeti me drejtues shtetasin indian Sh. P., 27 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen L. B., 42 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe 6 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit“- njofton policia.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme