Bota 10 July 2026, 12:33 Nga VNA

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA: Mund të humbni të drejtën për rinovimin e vizës nëse udhëtoni për të lindur në Amerikë

Ndaje në Whatsapp
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA: Mund të humbni të

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një paralajmërim për qytetarët shqiptarë që përdorin vizat turistike për të udhëtuar në SHBA me qëllim lindjen e fëmijëve.

Në një njoftim zyrtar, ambasada thekson se prindërit që udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara me vizë turistike dhe përfitojnë nga programet publike amerikane për të mbuluar shpenzimet e lindjes, mund të mos kualifikohen për rinovimin e vizës në të ardhmen.

Sipas njoftimit, disa shtetas shqiptarë përdorin programin Medicaid për të përballuar kostot e kujdesit shëndetësor gjatë lindjes, ndërsa këto shpenzime mbulohen nga taksapaguesit amerikanë.

“Prindërit që përdorin viza turistike për të lindur në SHBA mund të mos kualifikohen për rinovimin e vizave të tyre në të ardhmen”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

Autoritetet amerikane rikujtojnë se viza turistike duhet të përdoret vetëm për qëllimin për të cilin është lëshuar. Sipas ambasadës, përdorimi i saj për të përfituar nga programet publike ose për qëllime që bien ndesh me kushtet e vizës mund të ndikojë negativisht në aplikimet e ardhshme për vizë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët po marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë për të mbajtur protestën e 42-të rradhazi

Rrugës pastaj u takua dhe me korrupsionin…

Kemi mbjellë 5 milion pemë. Pa llogaritur ato të Erionit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme