Bota 10 July 2026, 10:42 Nga VNA

Defekt në avionin e Ryanair, ulje emergjente në Selanik! Dëmtohet një dritare, plagoset një pasagjer

Ndaje në Whatsapp
Defekt në avionin e Ryanair, ulje emergjente në Selanik! Dëmtohet

Momente paniku përjetuan pasagjerët e një fluturimi të kompanisë Ryanair nga Selaniku drejt Mynihut, pasi avioni u detyrua të kryente ulje emergjente vetëm pak minuta pas ngritjes.

Sipas informacioneve paraprake, avioni ishte ngjitur në një lartësi prej rreth 6.000–6.500 këmbësh kur u shfaq një problem teknik në njërin prej dy motorëve. Ekuipazhi aktivizoi menjëherë procedurat e emergjencës dhe piloti vendosi të kthehej në aeroportin “Maqedonia” të Selanikut, ku avioni u ul në mënyrë të sigurt.

Gjatë fluturimit, pasagjerët raportuan se dëgjuan një zhurmë të fortë dhe se një nga dritaret e avionit u dëmtua, duke shkaktuar dekompresion të kabinës. Si pasojë, maskat e oksigjenit u aktivizuan automatikisht, ndërsa pasagjerët ndihmuan personin që ndodhej ulur pranë dritares së dëmtuar.

Pas uljes, ekipet e ndihmës së shpejtë transportuan në spital një pasagjer serb, 61 vjeç, i cili kishte pësuar dëmtime në qafë. Ai u dërgua në spitalin AXEPA të Selanikut për trajtim mjekësor.

Pasagjerët vijuan më pas udhëtimin drejt Mynihut me një avion tjetër, ndërsa autoritetet greke dhe kompania Ryanair kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e incidentit.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët po marshojnë në rrugët kryesore të Tiranës.

Qytetarët po marshojnë në drejtim të Kryeministrisë për të mbajtur protestën e 42-të rradhazi

Rrugës pastaj u takua dhe me korrupsionin…

Kemi mbjellë 5 milion pemë. Pa llogaritur ato të Erionit

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme