Sociale 29 Korrik 2025, 09:54 Nga VNA

Pa plaçkë, s’ka krim: Rishikimi i logjikës penale për korrupsionin

Ndaje në Whatsapp
Pa plaçkë, s’ka krim: Rishikimi i logjikës penale

Nga Ylli Manjani

Në vijim të debatit mbi Kodin e ri Penal.

****

Korrupsioni është një formë vjedhje. Synimi është të merret një pasuri që nuk është e jotja. Por është një vjedhje në rrethana të posaçme, pasi hajduti në këtë rast është mbajtës i një funksioni publik dhe e përdor funksionin për të përfituar para ose pasuri për vete.

E quajnë "korrupsion" këtë formë vjedhje pikërisht për këto rrethana të posaçme. Pra për shkak të vjedhjes kompromentohet edhe ligjzbatimi dhe autoriteti i shtetit.

Si çdo vjedhje edhe korrupsioni ka dy palë: hajdutin dhe viktimën. Hajduti vjedh pasurinë e viktimës.

Kështu është edhe korrupsioni në thelb, ku shtetari hajdut përfiton pasurinë e viktimës që paguan për të marrë një favor.

E parë në këtë llogjikë, plaçka e korrupsionit, si në çdo vjedhje në këtë botë, ka njësi matëse. Është para apo pasuri dhe në ç'lloj formë e sasi gjendet?

Pra që korrupsioni të ekzistojë si vepër penale, ashtu si edhe vjedhja, duhet të ketë një sasi parash apo pasurie që është vënë në marrëdhënien korruptive si plaçkë këmbimi.

Nuk ka korrupsion pa plaçkë, ashtu siç nuk ka vjedhje pa send të vjedhur.

Kjo e bën korrupsionin si vepër penale të hetueshëm e gjykueshëm strikt mbi bazë fakti. Pra ka apo jo plaçkë këmbimi dhe jo llafe mbi plaçkën.

Ndaj ato fjalët në kodin penal si "premtim" apo "ofrim" apo "kërkim" nuk mund të jenë vepra penale. Ato janë fjalë. Vepra penale në këtë rast është vetëm "dhënia" dhe "marrja", si gjendje faktike.

Nuk ka korrupsion me llafe në një sallë gjyqi! Kjo që ndodh sot që me një fjalë goje akuzohesh e dënohesh për korrupsion pa dhënë e marrë asnjë qindarkë, është thashethem jo vepër penale. E papranueshme për një proçes të rregullt!

Llafet mbi korrupsionin bëhen në kafene apo portal, por jo në gjykatë.

Ndaj duhet saktësuar koncepti penal mbi këtë term.

Së dyti, nëse pranojmë se në korrupsion ashtu si në vjedhje ai që jep është viktima, llogjika ta do që kjo e fundit nuk dënohet por mbrohet. Viktima duhet nxitur të denoncojë dhe jo të kriminalizohet, si korrupsion "aktiv". Nuk shkon kjo që hallexhiu të shpallet kriminel.

Pastaj, kush do ta denoncojë korrupsionin e zyrtarëve nëse ata që paguajnë janë njësoj të dënueshëm?!

Ndoshta e vetmja gjë që mbetet është kur dhënësi i parave provokon shtetarin... por edhe kjo nuk e barazon në përgjegjësi dhënësin me të korruptuarin.

I korruptuar ka qenë, është e do mbetet shtetari!

Jam për ta shkruar konceptin e korrupsionit në Kodin e ri Penal sipas kësaj llogjike parashtrova.

Video

Një tërmet me magnitudë 7.6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet verilindore të Japonisë, duke nxitur paralajmërime për cunami. Agjencia Meteorologjike e Japonisë raportoi se tërmeti u regjistrua pranë rajoneve të Aomorit dhe Hokkaidos. Sipas agjencisë, valët e mundshme të cunamit mund të arrijnë deri në 3 metra në bregun verilindor të vendit. https://www.vna.al/bota/video--76-balle-ne-japoni-paralajmerohet-per-cunami-i17672

Futbollisti palestinez Mohammed Saleh mbajti lart flamujt e Palestinës dhe Sirisë dhe përshëndeti tifozët pas ndeshjes së Kupës Arabe të FIFA-s, e cila siguroi kualifikimin e të dy ekipeve në fazën me eliminim direkt. Pamje nga TRT

Gazetari i njohur në Peru, Fernando Nunez, u qëllua për vdekje nga dy persona, ndërsa udhëtonte me motoçikletë së bashku me vëllain e tij. Nunez i cili trajtonte raste të korrupsionit në nivele të larta, është gazetari i tretë në Peru që besohet të jetë vrarë nga krimi i organizuar gjatë vitit 2025, pas vrasjeve të dy të tjerëve, Gaston Medina dhe Raul Celis. Autoritetet kanë bërë thirrje që hetuesit të shqyrtojnë punën gazetareske të Nunez si motiv kryesor të krimit.

Uellsi i Ri Jugor në Australi po përballet me një valë të re zjarresh shkatërruese që po përhapet me shpejtësi në bregdetin qendror, duke detyruar autoritetet të lëshojnë urdhra të menjëhershëm evakuimi për banorët e Figtree Bay dhe Woy Woy, një zonë 40 kilometra në veri të Sidneit me mbi 350,000 banorë. Dhjetëra mijëra hektarë tokë dhe disa banesa janë shndërruar në hi, ndërsa temperaturat e larta dhe erërat e forta po e përkeqësojnë situatën nga ora në orë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme