Rajoni 3 September 2024, 14:10 Nga VNA

Osmani: Kemi përmbushur kushtet për t'a fituar statusin e vendit kandidat për në BE

Ndaje në Whatsapp
Osmani: Kemi përmbushur kushtet për t'a fituar statusin e vendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se shteti ka përmbushur të gjitha kushtet që ta fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimit Evropian.

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë takimit të parë me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022 dhe është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat. Në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Evropian u tha se Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së. Në takimin ndërmjet Osmanit dhe Oravit u diskutua edhe për zhvillimet e fundit, përfshirë ato të sigurisë, njoftoi Presidenca e Kosovës. Së fundi, Qeveria e Kosovës është përballur me kritika nga bashkësia ndërkombëtare pas disa veprimeve në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe. Më 30 gusht, Policia e Kosovës mbylli pesë institucione paralele serbe, që konsiderohen të paligjshme në Kosovë. Ky aksion u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat e cilësuan si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar. BE-ja tha se ky aksion “vë në rrezik situatën e brishtë të sigurisë në terren”./REL

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme