Rajoni 3 September 2024, 12:49 Nga VNA

Arrestohet në Stamboll kosovari i dyshuar për lidhje me Mossadin, shërbimet sekrete izraelite

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet në Stamboll kosovari i dyshuar për lidhje me Mossadin,

Mediat në Kosovë raportojnë se Liridon Rexhepi është arrestuar nga policia turke, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke e ka identifikuar si kreun e rrjetit financiar të agjencisë izraelite të inteligjencës, Mossad në Turqi. Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të Mossadit në Turqi, si dhe nën udhëzimet e shërbimit të inteligjencës izraelite, ai ka kryer përgjime me dronë dhe operacione psikologjike kundër politikanëve palestinezë. Po ashtu, thuhet se Rexhepi ka transferuar fonde tek agjentët në terren në Turqi edhe nga Kosova, teksa thuhet se transaksionet e dyshimta në llogarinë e tij monitoroheshin nga inteligjenca turke.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme