Kronika 25 Shkurt 2025, 12:20 Nga VNA

Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Ju rrëfej njohjen me Talo Çelën dhe vrasjet për llogari të Erjon Alibejt. Lista ishte e gjatë...

Ndaje në Whatsapp
Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Ju rrëfej njohjen me

Në Gjykatën e Posaçme, Nuredin Dumani po vijon dëshminë e tij për krimet e rënda. Ai ka rrëfyer njohjen me Talo Çelën dhe ka deklaruar se kishte qëndruar disa herë në shtëpinë e tij.

Dumani foli edhe për njohjen me Erion Alibej, i njohur si “Krymi”.

“Alibej e kam njohur në vitin 2020. E kam takuar gjithmonë në shtëpinë e tij. Fillimisht, për të më ka vënë në dijeni Elio Bitri, i cili më tha se Alibej po interesohej për mua. Jemi takuar disa herë me Bitrin. Ai më tha se Erion Alibej mendonte që unë e kisha sulmuar. Unë e mohova, pasi nuk kisha asnjë lidhje me këtë çështje. Duke qenë i sigurt për këtë dhe për vëllain tim, kërkova një takim. Elio komunikonte me Arjan Spahiun, i cili në atë kohë nuk ndodhej në Shqipëri.

Një natë, Elio më kërkoi për një takim. Erdhi dhe më mori. Së bashku takuam Arjan Spahiun, i cili më bëri një kontroll fizik, pasi do të takonim një mik të tij. Me një Mercedes shkuam te një pallat, ku takova Erion Alibej,” deklaroi Dumani.

“Pas konfliktit që pata me Talo Çelën dhe Altin Ndocin, doja që ata të vriteshin, por jo nga dora jonë. Kjo më interesonte, pasi Altin Ndoci kishte tentuar të vriste vëllain tim, por iu bllokua arma. Unë doja ta ndihmoja për t’i eliminuar ata, jo t’i vrisja vetë. Pasi u takuam, vendosa ta ndihmoja,” tha më tej ai.

Ai shtoi: “Pasi mësova që Alibej po hetonte për Talo Çelën dhe pata një bisedë me Fatmir Troplinin, vendosëm që do të godisnim në Durrës.

Kisha vëzhguar lëvizjet e Dorian Shkozës. Vija re që më ndiqte me makina të ndryshme. Franc dhe Hajdar Çopja nuk ishin aty. Kel Kamami nuk ishte aty. Në Elbasan kishte shumë emra për t’u eliminuar. Nuk kishim një radhë të caktuar, por kushdo që na dilte përpara, do të ekzekutohej. Emiliano Ramazani u bë i pari.

Në Elbasan, informacion merrja vetëm nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani frekuentonte një palestër atje. Kishim burime të brendshme nga ai ambient. Alibejt merrnin herë pas here foto, si për Bujar Çelën, ashtu edhe për Emiliano Ramazanin.

Dumani: Alibej vendosi edhe ca kamera në një pallat aty. Në vijimësi më sillte foto, përmes SKY.   Hasa: Cmarrëdhënie kishte Alibeaj me Julian Hoxhajn? D: Shoqërore. Alibeaj e paguante per informacionet që i sillte Julian Hoxhaj. I jepte lekë. Njëherë më ka thënë Erioni që i ka dhene 20 mijë euro.   Hasa: Kush të ndihmoi në vrasjen e Ramazanit? D: informacion merrja nga Alibej, por kisha edhe Henrik Hoxhën, që dinte lëvizjet dhe makinqt e Emiliano Ramazanit. Ne kishim informatore një instruktor palestre. Ajo na jëpte informacion me telefon për lëvizjet e tij, kur ikte nga palestra.   Hasa: Kush e mori vendimin për vrasjen e Rigers Runajt? D: Erion Alibej e mori.   Hasa: kur vebdosët të vrisni Bujar Ccelën dhe arsyeja? D: Ishte vendosur me herët. Ato ditë po shikonim ku rrinte Dine Ççami. Si duket ai i kisjte marrë masat. U vendos kur u vra shoku im i fëmijërisë klevis Kapllani, më 15 shtator, në mos gaboj. Lija mjetet e punës tek shtëpia e tij, pasi e njihja mirë zonën.   Më njoftoi Enver Diva se e kishin vrarë Kapllanin. Dola nga shtëpia e Arjan Spahiut dhe kam shkuar aty afër me Enverin dhe Xhixhën. Kaluam afër. E pamë makinën të qëlluar me plumba. Ikëm deri në rrogozhinë dhe kur u kthyem mora Alibeajn dhe i thamë se do e vrisja Bujar Ccelën.   Me 16 në darkë, mos gaboj, shtator, u bëmë gatim morëm 2 makinat që kishim në disponim, të dyja të vjedhura. Pritëm jashtë atë natë. Unë nuk kisha fjetur fare, që kur u vra Klevisi. Unë i dija lëvizjet e Bujarit. Nga Elio e dija se ku pinte kafe ccdo ditë. Unë nuk i shkova tek shtepia, por afër qëndroi Enver Diva dhe Besian Xhixha. Unë nuk doja të afrohesha në zonë. U duk sikur ranë në sy dhe lëvizëm drejt Cerrikut. Unë ju thashe "ore ai do dali për kafe". U kthyem dhe pasi furnizova mjetin me karburant shkuam dhe e gjetëm atje tek kafja.   Hasa: E ke njohur bashkëshorten e Xhulian Hoxhës? D: Po. Hasa: Me ccfarë komunikonit me Erionin dhe bashkeshorten e Xhulianit. D: Me sky.   I pandehuri Xhulian Hoxha: Më herër Dumani ka thënë që unë i kam shërbyer grupit Capja. Kujt i kam shërbyer unë. Dumani: Emer nuk di.   Hoxha: Po ku e di ti. D: Në fillim më ka thënë Erioni. Por më vonë më ka thënë edhe Suel Ccela. Ai kiajte një dokument, deklarim, që sipas tij i kishte shërbyer Ccapjave.   Hoxha: Ti më ke parë vetë me sytë e tu? D: jo, unë vetë jo. Nuk të kam takuar ndonjëherë. Cfarë më ka thënë Erioni dhe Sueli.   Hoxha: A jemi parë ndonjëherë? D: Po, jemi shkëmbyer tek pallati. Hoxha: ku i kisha kamerat tek shtepia. D: tek dera e shtëpisë tënde kishte kamera. Hoxha: Më ka parë me sytë e tij të marr lekë nga Alibeaj? D: Unë vete jo, por diskutoja me Alibeajn.

Video

Dhjetëra qytetarë të Lezhës janë mbledhur në sheshin kryesor të qytetit për të përkujtuar 25-vjeçaren Xhuana Nikollaj nga Shëngjini. Pjesëmarrësit ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotografisë së saj, duke shprehur dhimbjen për humbjen e të resë dhe solidaritetin me familjen në këtë moment të vështirë. E reja dyshohet se i dha fund jetës pas një periudhe të vështirë personale dhe dhunës nga ish-bashkëshorti i saj. Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe debat në opinionin publik, ndërsa qytetarët kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale për rastet e dhunës në familje.

Një grup prej rreth 20 grabitësish të maskuar realizuan një grabitje në dyqanin e bizhuterive “Kumar” në Kaliforni, duke marrë mallra me vlerë mbi 1.4 milion dollarë brenda rreth 70 sekondash. Sipas autoriteteve, grabitësit thyen vitrinat me çekiçë dhe morën rreth 75–80% të bizhuterive të ekspozuara, para se të largoheshin me automjete që i prisnin jashtë. Policia arrestoi katër të rinj të moshës 19–20 vjeç pasi ndaloi një prej automjeteve të përdorura për arratisje, ndërsa hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë vijojnë.

Pse vetëm Rama do bëjë aeroporte?

Unë jam Ambrozia Meta që t’i gërric nervat…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme