Kronika 24 February 2025, 20:17 Nga VNA

Plagosja e kushëririt të kryetarit të Bashkisë Kukës, policia arreston tre persona

Ndaje në Whatsapp
Plagosja e kushëririt të kryetarit të Bashkisë Kukës,

Tre persona janë arrestuar, për plagosjen e Elvis Halilajt, kushëririt të kryebashkiakut të Kukësit Albert Halilaj.

Njoftimi i prokurorisë:

Tre persona arrestohen me kërkesë të Prokurorisë Kukës për veprën penale ‘Vrasje me paramendim’, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje të autorit’

Tre persona u arrestuan me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, nën akuzë për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim’.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 72 të vitit 2025, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në bashkëpunim me forcat operacionale të Drejtorisë së Pergjithshme të Policisë së Shtetit arrestuan shtetasit;

  1. M., i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Armembajtje pa leje” parashikuar nga nenet 78,25,22, 278 te Kodit Penal;

G.P., i dyshuar për veprën penale “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” parashikuar nga neni 302 te Kodit Penal; dhe

  1. A., i dyshuar për veprën penale të “Përkrahje e autorit të dyshuar për një krim” parashikuar nga neni 302 i Kodit Penal.

Ky operacion ishte në vijim të hetimeve të plagosjes së ndodhur më 19.02.2025 në qytetin e Kukësit, ku shtetasi E.H. mbeti i plagosur me armë zjarri pas një konflikti. Pas kësaj ngjarjeje ndaj shtetasit Z.M. ishte caktuar masa e arrestit në burg në mungesë.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme