Kronika 24 February 2025, 18:52 Nga VNA

Çfarë ndodhi me dy fëmijët e helmuar në Shkodër dhe ku gabuan mjekët/ Ja çfarë thotë specialisti

Ndaje në Whatsapp
Çfarë ndodhi me dy fëmijët e helmuar në Shkodër

Një 3-vjeçar ka ndërruar jetë në Shkodër, ndërsa motra e tij 7-vjeçare ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe është e shtruar prej dy ditësh në QSUT. Dyshohet se shkaku i gjendjes së tyre shëndetësore është helmimi nga ilaçi kundër minjve.

Burime pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës bëjnë me dije se fëmija 3-vjeçar është paraqitur në spital të shtunën rreth orës 10:00 të paradites, në gjendje të rënduar shëndetësore, me insuficiencë kardiake (puls të ulët, shenja jetësore shumë të dobëta). Vetëm 10 minuta pasi ka mbërritur në spital, ai ka ndërruar jetë.

Rreth 20-30 minuta më vonë, në të njëjtin spital është paraqitur edhe motra e tij me simptoma të ngjashme. Ajo ka marrë ndihmën e parë dhe është transportuar menjëherë në QSUT, ku vijon të jetë në gjendje kritike për jetën.

Të dhënat e deritanishme janë vetëm konstatime paraprake nga Spitali Rajonal i Shkodrës dhe QSUT. Një mjeke specialiste e kontaktuar nga VNA thekson se, për të përcaktuar shkakun e saktë të helmimit, është e domosdoshme të analizohen simptomat klinike të intoksikimit, si:

• Shenja gastroenterike

• Simptoma neurologjike

• Reagime të lëkurës

• Probleme kardiovaskulare

• Insuficiencë hepatike ose renale

• Delirium

Gjithashtu, mbeten pa përgjigje një sërë pyetjesh të rëndësishme:

• Me çfarë lloj substancash kanë rënë në kontakt pacientët? (Medikamente, substanca kimike toksike, ujë i kontaminuar, kërpudha?)

• Çfarë ekzaminimesh laboratorike janë kryer për të arritur në një diagnozë të saktë?

• Cila ka qenë procedura e trajtimit? (Lavazh gastrik, hemodializë, terapi intensive për mbajtjen e funksioneve jetësore?)

• A është përdorur ndonjë antidot specifik?

• Sa intensivisht dhe në çfarë kohe ka filluar trajtimi mjekësor intensiv?

Deri më tani, asnjë mjek në spitalet përkatëse nuk ka dhënë një përgjigje të plotë për këto çështje, duke lënë vend vetëm për hipoteza mbi shkakun e helmimit. Megjithëse është e kuptueshme që të gjitha këto informacione janë specifike dhe profesionale dhe duhet të pasqyrohen në kartelat klinike, mbetet e paqartë nëse diagnoza, ekzaminimet e nevojshme për përcaktimin e saktë të saj, si dhe saktësia e trajtimit, janë vlerësuar në mënyrë të plotë dhe të detajuar.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme