Kronika 24 February 2025, 19:37 Nga VNA

Vrasje me armë zjarri në Laç, zbulohet emri viktimës

Ndaje në Whatsapp
Vrasje me armë zjarri në Laç, zbulohet emri viktimës

Kanë dalë detaje të reja lidhur me vrasjen e 67-vjeçarit, Dod Mamli në Kurbin, i cili u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin.

Mësohet se dy djemtë e viktimës janë të akuzuar për masakrën e 2015 në Mamurras. Pista kryesore që po heton policia është ajo e hasmërisë.

Djali i 67-vjeçarit që u vra sot, ka vrarë një person në vitin 2015 në qendër të Mamurrasit dhe ka plagosur 3 te tjerë.

Bëhet fjalë për Enrik Mamli, i cili ka vrarë Naim Tafën. Ata kanë pasur një konflikt të mbartur nga Italia për 250 mijë euro që i detyrohej viktima autorit.

Ngjarja ndodhi në qendër të Mamurrasit, më 23 shtator të vitit 2015, ku mbeti i vrarë Naim Tafa dhe u plagosën rastësisht shtetasit Idriz Tafa dhe Altin Çoku, të cilët gjendeshin, bashkë me shumë persona të tjerë, në zonën e stacionit të trenit.

Njoftimi i policisë:

Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme