Kronika 24 February 2025, 20:51 Nga VNA

Vrasja e Dodë Mamlit, dy pistat e hetimit; hakmarrje për masakrën e Mamurrasit si dhe konfliktet për pronat

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Dodë Mamlit, dy pistat e hetimit; hakmarrje për masakrën

Policia e Lezhës është duke hetuar në dy pista kryesore për të hedhur dritë mbi vrasjen e Dodë Mamlit.

Pista e parë është ajo e hakmarrjes, pasi Dodë Mamli, është babai i Elton dhe Tom Mamli, të përfshirë në masakrën e Mamurrasit.

Me 23 shtator 2015 Tom Mamli, Paulin Mamli, Enrik (Elton) Mamli janë përplasur me armë më kushërinjtë Gazmir, Taulant dhe Naim Tafa. Për pasojë ka mbetur i vrarë Naim Tafa, ndërsa janë plagosur dy qytetarë rastësorë.

Sipas prokurorisë konflikti mes tyre kishte nisur me herët në Itali  për motive të dobëta dhe kishte vijuar dhe në Shqipëri.  Për masakrën e Mamurrasit, Tom Mamli është dënuar me 33 vjet burgim, Elton Mamli 26 vjet burgim, ndërsa Gazmir e Taulant Tafa me nga 24 vjet burgim secili.

Pista e dytë ku po hetohet për vrasjen e kësaj mbrëmje të fshatin Zhej është ajo që lidhet me konfliktet për pronësinë. Policia e Lezhës është duke vijuar kontrollet në zonë në disa banesa dhe ambjente ku mendon se mund të gjejë prova.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme