Kronika 24 February 2025, 23:17 Nga VNA

Çështja Veliaj/ Klodiana Lala tregon pse vajti deputetja e PS në SPAK

Ndaje në Whatsapp
Çështja Veliaj/ Klodiana Lala tregon pse vajti deputetja e PS

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin "Te Paekspozuarit" në MCN TV, duke komentuar zhvillimet lidhur me çështjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, foli edhe për deputeten e PS-së, Klotilda Bushka, e cila u paraqit sot në SPAK. Lala tha se ajo ka dhënë shpjegime si person nën hetim, për dyshimet se ka intimiduar një dëshmitare në çështjen ndaj Veliajt.

“Deputetja e Partisë Socialiste dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë shpjegime si person nën hetim dhe jo thjesht si person në dijeni.

Sipas burimeve, Bushka ka qenë e shoqëruar nga avokati Enrik Ligori dhe është marrë në pyetje për dyshimet se ka intimiduar një dëshmitare në çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Prokuroria dyshon se ajo ka ndikuar në mënyrën se si dëshmitarja do të dëshmonte në SPAK.

Ka dyshime të arsyeshme sipas prokurorëve që kompani të kontrolluara nga Ajola Xoxa kanë marrë fonde. Po ta shikosh me kujdes hetimet, rezulton edhe një fond i Bashkimit Europian, pra fonde që janë përfituar nga kompanitë e lidhura me Ajola Xoxën.

Përveç fondeve që kanë të bëjnë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë edhe fonde të Bashkimit Europian që janë marrë në bashki të tjera, siç është rasti pranë Bashkisë së Fierit. Ky është një hetim, ose më saktë, një verifikim që po kryhet aktualisht nga prokurorët e posaçëm."- tha Lala.

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme