Politika 6 June 2024, 11:37 Nga VNA

Nuk pranohet kërkesa për debat për Rai3, Bardhi: “Pëshpëritni si Ahmetaj në kafe se Rama ka një koordinator që e lidh me krimin”

Ndaje në Whatsapp
Nuk pranohet kërkesa për debat për Rai3, Bardhi:

Është refuzuar kërkesa për për mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama për çështjen e investigimit të RAI3.

Gazment Bardhi tha se Nikolla po vepron kundër Kushtetutës tek vijoi me akuza.

"Të nderuar qytetar, ajo që Nikolla bëri me mocionin nuk është thjeshte një shkelje Kushtetuese Rregulloreje, por një filozofi që e ka shpallur luftën ndaj krimit të organizuar jashtë fushës së veprimtarisë së Këshillit të Ministrave. Ju e thoni në kafe por nuk keni guxim ta thoni këtu. Ju kolegë që ulni kokën ne dini që Rama ka caktuar një përfaqësues për të mbajtur lidhjet mes tij dhe krimit të organizuar. Nuk jemi ju që thoni në kafe që Ergys Agasi është koordinatori i Ramës me krimin e organizuar, Nisi ta testojë në Durrës, e çoi nëmë tej në të gjithë Shqipërinë. Më tej pasi krijoi të gjitha fijet, njeriun e Agasit e emëroi drejtues të Shërbimit Informativ Shtetëror. Në vend të luftojë krijimin, e t ë japë informacione për SPAK, tenton të marrë info brenda SPAK që të furnizojë krimin e organizuar. " tha Bardhi

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme