Politika 6 June 2024, 09:35 Nga VNA

Mohon marrjen e drejtimit të Rithemelimit, Argita Berisha: Belind Këlliçi nuk më do kryetare partie

Ndaje në Whatsapp
Mohon marrjen e drejtimit të Rithemelimit, Argita Berisha: Belind

Argita Malltezi ne një emision televiziv e ka mohuar se do të jetë në krye të demokratëve. Ajo përmendi Belind Këlliçin dhe Myslym Murrizit si dy emra të cilët janë kundër drejtimit të Rithemelimit nga ajo.

Sipas saj, arsyeja e daljes në media, është të përcjellë zërin e babait të saj Sali Berisha dhe bashkëshortit Jamarbër Malltezi, të cilët për shkak se janë në arrest shtëpie, nuk mund të dalin dhe të flasin lirshëm.

“Arsyeja pse kam dalë tani është për ti dhënë zë kësaj beteje politike që babai dhe bashkëshorti im nuk i japin dot për shkak të një vendimi të padrejtë gjykate. Rikthimi i Berishës në liri nuk do e bënte të nevojshme daljen time politike. PD ka një pjesë njerëzish që ndoshta do më shihnin më të favorshëm nëse do kandidoja, por ka edhe mendje ndryshe siç janë zoti Murrizi dhe zoti Këlliçi”, tha Argita Malltezi.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme